Tuesday, April 27, 2021

SERUM për zonën rreth syve - Formulë e avancuar

SERUM për zonën rreth syve - Formulë e avancuar me Kolagjen, ekstrakte CHIA & ekstrakte BIMËSH të RRALLA të Vendit tonë!


Ekstrakti i farave chia për lëkurën, ka cilësi të shkëlqyera antiinfiamatore. Kur e përdorim mbi lëkurë, ai na jep një ndjesi zbutjeje dhe qetësimi. Ai ka fuqinë t'i japi nivele normale pamjes së lëkurës. Falë molekulave me anti-oksidantë ai ngadalëson proçesin e plakjes dhe ndalon formimin e rudhave.

Ekstrakti chia, lufton radikalet e lira dhe parandalon varjen e lëkurës në mënyrë krejt natyrale, ka efekt lifting shumë delikat, pa sforcim, pa krijuar tensionim të lëkurës. Ai është i përsosur për lëkurat që kanë humbur balancën dhe vitalitetin.

Ekstraktet e bimëve kombinuar me ekstraktin e farave Chia, shtojnë nivelin e hidratimit pasi ruajnë dhe izolojnë lagështinë e lëkurës duke bërë që ajo të jetë më e shëndetshme dhe më e gjallëruar. Rudhat në zonën rreth syve dhe rrathët e zinj, do të jenë më pak të dukshme afërsisht pas një muaj përdorimi.


Ky Serum:

• Forcon indet rreth syve
• Balancon nivelet e hidratimit
• Zbut rudhat aktuale
• Parandalon formimin e rudhave
• Zbeh rrathët e zinj poshtë syve
• Zvogëlon qeskat poshtë syve
• Ka efekt lifting delikat, natyral
• Tonifikon
• Rinon
• Rigjeneron

20 ml - 50 mijë lekë të vjetra.

Ideuar dhe formuluar për moshat 25 +

Për femra & meshkuj. 



ADRESA:

Dyqani Bimë Mjekësore, Rruga 'Hoxha Tahsin', 30 metra larg qendrës Stefan.


Hapur nga e h
ëna - shtunën, ora 12:00 - 19:00.

Ju mir
ëpresim!

Thursday, February 25, 2021

The 7 skin method - mënyra koreane për rinimin e lëkurës

Çfarë është konkretisht "The 7 skin method" dhe pse duhet ta praktikojmë ?


Sekreti i femrave koreane për të trajtuar fytyrën po sjell një ndryshim të madh në tregun kozmetik dhe po përhapet me shpejtësi në perëndim dhe amerikë.

"The 7 skin method" është pikërisht teknika që konsiston në shtresëzimin e tonikut 7 herë rrjesht. Kjo teknikë po qarkullon shumë në këshillat e bukurisë dhe parashikohet të jetë vetëm në ngjitje.


Ta shtjellojmë pak më tej këtë metodë?

Pas pastrimit të kujdesshëm të lëkurës, duhet të aplikosh në fytyrë 7 herë radhazi esencën e luleve në trajtë toniku dhe më pas të aplikosh kremin hidratues. Pra shtresëzimi i tonikut duhet bërë pas pastrimit dhe para hidratimit me krem.

Duket shumë e thjeshtë, po ku qëndron përfitimi i këtij sekreti? 

Të aplikosh tonikun 7 herë duke e masazhuar lehtë fytyrën, lëkura do të përfitojë një hidratim të jashtëzakonshëm. Nëse ne aplikojmë një shtresë të hollë të tonikut vetëm një herë dhe direkt pas tij kremin, lëkura nuk do të përfitojë shumë prej tij pasi një pjesë do të avullojë apo do të humbasë nga aplikimi i menjëhershëm i kremit. Duke e aplikuar disa herë me përqëndrim dhe përkushtim të plotë, lëkura do të përthithi dhe përfitojë sa më shumë që të jetë e mundur prej tij. Ajo do të jetë gjithashtu edhe më e gatshme të pranojë kremin hidratues duke na dhuruar hidratimin dhe shkëlqimin më perfekt që ekziston në një lëkurë të shëndetshme.  

Dhe ta bësh këtë gjë, është po aq e lehtë sa ç’duket kur e lexon. Pasi pastroni makeupin, lani mirë e mirë me shkumë fytyrën. Më pas vendosni tonikun e luleve duke e përhapur me një pambuk në fytyrë dhe qafë. Vazhdoni duke aplikuar nga pak tonik me pëllëmbët e duarve nëpër fytyrë dhe qafë, me goditje shumë të lehta si shuplaka, në mënyrë që të nxisni sa më mirë qarkullimin e gjakut.

Nëse përtoni ta aplikoni 7 herë që në fillim, atëherë mësohuni gradualisht duke filluar me 2, 3, 4 e me radhë deri në 7.

Duke shkruar këtë artikull neve na pushtoi pak frika duke menduar se sa e sigurt është të aplikosh 7 herë në fytyrë një produkt kështuqë kontaktuam dermatologun Joshua Zeichner në New York, për një mendim të specializuar. Ai tha pikërisht kështu: “Kjo metodë është plotësisht e sigurt për aq kohë sa toniku nuk përmban alcohol dhe kimikate. Me një tonik të tillë lëkura do të stresohej dhe acarohej jashtë mase shumë. Sekreti qëndron në zgjedhjen e një toniku tërësisht natyral nga esenca e luleve dhe bimëve”.

 


 Për fat të mirë, esenca të tilla lulesh apo bimësh janë të plotësuara me cilësi hidratuese, ushqyese, qetësuese dhe zbardhuese për lëkurën e të gjitha moshave.