Wednesday, July 27, 2016

Të gjitha sëmundjet vijnë nga goja

Përkthyer nga: Bimë Mjekësore


Si të bëjmë akullore në shtëpi

Akullore shtëpie me vaj kokosi dhe banane

Super e shëndetshme, super e shijshme.


 Receta:

Për karamelin:

3 lugë gjelle vaj kokosi
3 lugë gjelle sheqer kaf
1 lugë gjelle mjaltë
1/8 lugë çaji sodë buke
¼ lugë çaji kripë

Për akulloren:

4 banane të mëdha, të prera në copa të vogla dhe të ngrira
½ gotë qumësht i paskremuar
1 lugë gjelle mjaltë
1 lugë gjelle vaj kokosi
2 lugë çaji ekstrakt vanilje ose kanellë
Mund të shtoni arrë moskat dhe arra, sipas dëshirës

Përgatitja:

1. Karameli: Në një tigan në zjarr mesatar, shkrimë vajin e kokosit. Shtojmë në të sheqerin dhe mjaltin dhe i lëmë të vlojnë derisa të marrin ngjyrë kafe të artë. E heqim nga zjarri, shtojmë sodën dhe kripën.

2. Akullorja: Në një mikser hedhim bananen e ngrirë, qumështin, mjaltin, vajin e kokosit dhe vaniljen derisa të përftojmë një masë homogjene dhe kremoze. Në fund shtojmë arrat. Hedhim masën në një enë drejtkëndore dhe e hapim në mënyrë të njëtrajtshme. Mbi të përhapim me kujdes karamelin duke formuar zig-zage. E vendosim akulloren në ngrirje për rreth 2 orë.



 Provojeni dhe na shkruani rezultatet :)


Tuesday, July 26, 2016

Guida e Perëndeshës së gjelbër

Perëndesha e gjelbër. Perëndesha e Tokës.



Ne nuk kemi të ngopur me produkte natyrale. Natyra, me të gjelbrën dominuese, natyra shumëngjyrëshe dhe shumëaromëshe, na magjeps të gjithëve. Ato mbushin dhe dominojnë në çantat tona, duke filluar që nga balsamet e buzëve, kremërat e flokëve, gjalp për lëkurën dhe flokët, vaj plazhi, apo kremëra fytyre, askush nuk mund t'i rezistojë dot Perëndeshës së gjelbër! 

Zgjidhni produktet më të mira jo toksike të cilat do të transformojnë dhe mirëmbajnë buzët, lëkurën dhe flokët tuaja, gjatë ditëve të nxehta.


1. Zbutësi perfekt për buzët. Ky balsam kremoz super i qëndrueshëm edhe në ditët më të nxehta, është produkti ideal për të mbrojtur lëkurën e hollë e delikate të buzëve. I pasur me gjalp shea dhe gjalp kakao, ky balsam i jep buzëve mbrojtjen dhe butësinë e duhur. Bimë Mjekësore
 është dyqani ku mund ta gjeni këtë produkt, për vetëm 350 lekë të reja.


2. Serumi për zonën rreth syve. Ekstrakti i farave Chia pasuruar me 6 lloje bimësh të rralla kurative, bëjnë magji në forcimin e indeve aq delikate në zonën rreth syve. Netët pa gjumë të stinës së verës, argëtimet dhe lodhjet pa fund sigurisht që do të sjellin edhe rrathë apo rudha të vogla në zonën e syve. Mos u preokuponi, ky Serum do t'ju ndihmojë pikërisht për këto probleme. Mjafton ta keni me vete në valixhen e pushimeve tuaja. Masa 20 ml kushton 60 mijë lekë të vjetra.


3. Kremi dhe maska për Mbrojtjen, Zbardhjen dhe Shkëlqimin e lëkurës. Mos u shqetësoni aspak nëse nxirja e lëkurës së fytyrës i tejkalon parashikimet tuaja. Aplikimi i maskës Efira dhe kremit Amigdal New, do të veprojnë më së miri për të zbardhur të paktën 1 apo 2 tonalitete ngjyrën e lëkurës. Mjafton që maskën ta aplikoni çdo natë para gjumit, dhe kremin çdo mëngjes 20-30 minuta para se të dilni në plazh. Nuk ka rëndësi nëse doni të parandaloni dhe zbehni qukat, njollat kafe apo abronxaturën e tepërt, këto produkte me bazë dyllin e pastër të bletës dhe mjaltin, do t'ju vijnë në ndihmë më së miri. Kremi Amigdal new në masën 35 gramë - 35 mijë lekë dhe Maska Efira 15 gramë - 18 mijë lekë të vjetra. Mos harroni t'i porositni të paktën 1 javë para se të niseni me pushime.


4. Gjalpi Shea (Shea butter, burro di karitè)  dhe Gjalpi i Kakaos (Cocoa butter, burro di cacao), janë dy mrekulli që do ta mbështjellin trupin tuaj me vlera e vitamina të panumërta. Këto 2 pasuri natyrore, duhet t'i shfrytëzoni maksimalisht e nëse gjeni Cilësinë e parë që ofron Bimë Mjekësore jeni me fat. Këto dy produkte nëse janë të papërpunuara, do ta pasurojnë lëkurën tuaj me Vitalitet, Shkëlqim dhe Energji të pafundme. Porositni në dyqanin tonë këto dy lloje gjalpi, në formën e tyre natyrale ose krem të përgatitur nga stafi ynë.


Vajrat e plazhit me shishe spray. Këto dy produkte janë në top-listën e preferencave tuaja. Kaq praktike dhe efikase, është e pamundur t'u rezistosh. 


Paketimi nr 1. ---> Mbrojtje Natyrale për të gjithë familjen (fëmijë dhe të rritur). Me 30% mbrojtje ndaj rrezeve Uva & Uvb. KUJDES! Duhet përdorur në 3 ditët e para të ekpozimit në diell. Këshilla jonë është që pavarësisht aplikimit të vajit mbrojtës, eskpozohuni në mënyrë të moderurar, të kujdesshme të kufizuar. Qëndroni në diell me kohëzgjatje të shkurtra e të shpeshta. Aplikojeni vajin sa herë që dilni nga deti. Shmangni ekspozimin në orët më të rrezikshme 11:00-16:00. Sasia 100 ml - 13 mijë lekë të vjetra.

Paketimi nr 2. ---> Vaji për nxirje intensive. Me 15% mbrojtje ndaj rrezeve Uva & Uvb. Ky vaj aplikohet pasi lëkura ka marrë mbrojtjen e duhur 3 ditët e para. Pas kësaj mbrojtjeje ajo është e gatshme të marri ngjyrë pa pësuar djegie apo skuqje. Sasia 100 ml - 8 mijë lekë të vjetra.


6. Nëse doni një ndryshim tek vetullat dhe qerpikët tuaj, ja ku është zgjidhja më e mirë. Një aplikim i lehtë i këtij rimeli me 6 vajra bimorë, nuk do t'jua rëndojë pamjen tuaj në plazh. Ai do t'iu dhurojë shkëlqim qerpikëve, por njëkohësisht do të ndihmojë në zgjatjen dhe dendësimin e tyre. Rimelin mund ta aplikoni edhe tek vetullat për t'i dendësuar dhe shpeshtuar. Shmangni përdorimin e lapsit në plazh pasi e rëndojnë fytyrën. Mjafton aplikimi i këtij rimeli për një ''refreshed young look''. Mund ta blini në dyqanin Bimë Mjekësore për vetëm 8 mijë lekë të vjetra.


7. Mrekullia Tropikale KOKOS në tre formate të ndryshme. Si mund të mos e përdorim Kokosin edhe në plazh?! Ky produkt çudibërës gjithëpërfshirës do të na gjendet për çdo zgjidhje. Djegie të vogla lëkure, dehidratim, tharje flokësh apo lëkure, kokosi nuk na lë të mërzitemi. Mbi të gjitha do të jetë energjia jonë ditore nëse e konsumojmë çdo ditë nga pak. Ju mund ta porositni atë edhe në paketim familjar 500 gramë - 40 mijë lekë të vjetra. Bimë Mjekësore ofron Cilësinë e Parë prodhuar nga ''Arbëria''.



Frymëzohu edhe ti nga Perëndesha e gjelbër dhe qëndro larg produkteve helmuese jo natyrale. Shijo ditët e nxehta dhe bukurinë e tyre pa dyshim duke ruajtur freskinë dhe bukurinë tënde. Pushime të mbara!