Wednesday, January 27, 2016

Si të nxisim kolagjenin në mënyrë natyrale


Çfarë është kolagjeni, përse na shërben dhe si të nxisim rritjen e tij pa qenë nevoja për injeksione.


Material nga: Arbëria

Kolagjeni është një lloj Proteine natyrale pjesë përbërëse e lëkurës sonë. Ajo bashkëvepron me Keratinën, edhe kjo nje lloj Proteine që mbron qelizat e lëkurës nga dëmtimet e ndryshme e sidomos nga stresi, i cili ka shumë fuqi në shkatërrimin e qelizave të lëkurës. Keratina është përbërësi kyç i shtresës së jashtme të lëkurës sonë. Këto proteina i sigurojnë lëkurës forcën dhe elasticitetin e duhur. Kur jemi të rinj kemi prodhim kolagjeni të bollshëm për lëkurën dhe trupin. Ja pse fëmijët dhe të rinjtë kanë lëkurë të adhurueshme. Me kalimin e viteve prodhimi i kolagjenit bie duke bërë kështu që lëkura të humbasi freskinë.


Rritja e kolagjenit mund të bëhet në mënyrë natyrale nëpërmjet ushqimit dhe masazhit. Nëse ne i përkushtohemi një diete të balancuar, nuk do të kemi nevojë për injeksione të kushtueshme dhe për më tepër me mënyra jo-natyrale.

Pjesa më e madhe e trajtimeve kozmetike kimike tepër të kushtueshme ju premtojnë se përmbajnë kolagjen, por ato përmbajnë kolagjen dhe elastinë të prodhuara në laboratore kimike, të cilat janë në përbërje shumë të trasha dhe si pasojë është e pamundur që të përthithen nga lëkura. Këto produkte artificiale do të qëndrojnë në sipërfaqe të lëkurës, duke mos depërtuar e duke mos bërë asgjë për lëkurën tuaj.

Kolagjeni ndodhet në shtresën e dytë të lëkurës, që quhet derma. Këto qeliza janë të lidhura me njëra - tjetrën përreth dermës. Për të ruajtur dhe për të nxitur rritjen e tyre në vazhdimësi në ndihmë na vjen natyra me këto ushqime:

1. Soja. Qumështi dhe djathi i sojës përmbajnë një element që quhet ''genistein''. Prania e këtij elementi i jep produkteve të sojës përmbajtjen e kolagjenit për të cilën ne kemi nevojë. Ky element bllokon enzimat që kanë tendencën të shkatërrohen dhe që bëhen shkak për plakjen e lëkurës.

2. Perimet & frutat me ngjyrë të errët.
Këto janë të shkëlqyera për të nxitur rritjen e kolagjenit. Konsumoni spinaq, kale dhe ''cabbage'' çdo ditë. Ato janë të pajisura me lutein, një antioksidant i shkëlqyer. Ne kemi nevojë për 10 mg në ditë për të pasur rezultatet që duam (e barabartë me 4 oz. spinaq ose 2 oz. kale). Studimet e fundit franceze vërtetojnë se këto do të rrisin elasticitetin dhe hidratimin e lëkurës, si edhe do të luftojnë rudhat. Konsumimi i rregullt i spinaqit, kales, shpargujve (asparagus), të gjitha të pasura me Vit C, do të forcojnë trupin dhe aftësinë e tij për të prodhuar kolagjen e për ta përthithur këtë Proteinë në mënyrë sa më efektive.

3. Familja e fasuleve. Fasulet ndihmojnë për të prodhuar një substancë anti - moshë shumë Vitale. Kjo substancë quhet ''Hyaluronic acid''. Shtoni të paktën 2 lugë gjelle në ditë për çdo ditë në tavolinën tuaj.

4. Frutat & Perimet e kuqe. Prania e ''lycopenesl'' në frutat e kuqe, i bën këto ushqime shumë të dobishme në prodhimin e kolagjenit. Domatet, specat e kuqe, piperi i kuq, panxhari i kuq, karrotat dhe patatet e kuqe, duhet të jenë pjesë e tavolinës çdo ditë, sado pak në sasi. Kërkimet & Studimet e ''Dr Ronald Watson'' në Universitetin e Arizona's, vërtetojnë se antioksidantët që gjenden në perimet / frutat e verdha, të kuqe dhe jeshile, madje sigurojnë edhe mbrojtje Uv në shtresat e lëkurës. Konsumoni 6 vakte të vogla me përmbajtje perimesh e frutash të tilla.

5. Acidet OMEGA. Acidet yndyore Omega-3, Omega-6, Omega-9, krijojnë një ambjent perfekt për rritjen e kolagjenit në lëkurën tonë, peshku, toni dhe salmoni janë të këshillueshme 1 ose 2 herë në javë, Farat e Linit dhe vaji i tyre për tu përdorur çdo ditë.

LINI është më i pasuri me Omega-3 dhe më i shëndetshmi (më i pasur se peshku, toni dhe salmoni). Qelizat e lëkurës janë të mbështjella me një shtresë yndyrore natyrale Omega-3 të cilën e përmban bima e Linit. Sa më shumë ne të konsumojmë farat dhe vajin e linit, aq më shumë forcohet kjo shtresë e qelizave tona. Sa më shumë të forcohet kjo shtresë, aq më e shëndetshme dhe e re është lëkura jonë. Përdoreni esëll në mëngjes, në sallatëra, në smoothie, mos e lini pa përdorur asnjë ditë të vetme.

6. Të gjitha ushqimet e pasura me Vit C dhe Vit A
. Këto vitamina e mbajnë të lartë nivelin e kolagjenit. Vitamina A bashkëvepron shumë mirë me sulfurin. Konsumoni ullinj me ngjyrë të errët, selino, kastraveca të freskët, patate të pjekura (jo të skuqura), si edhe karrota.

7. Çokollata (kakaoja origjinale, e papërpunuar, e papërzier)
. Studimet e kryera në gjermani, vërtetojë se çokollata 100% natyrale është shumë e mirë për lëkurën pasi përmban sasi të lartë antioksidantësh.

8. Avokadot. Përveç konsumimit të vazhdueshëm, një mënyrë shumë e mirë e nxitjes së kolagjenit, është edhe aplikimi i maskave me avokado. Avokadot janë të pasura me steroide të cilat ndihmojnë në pakësimin e skuqjeve dhe shenjave të moshës. Këto ndihmojnë në rinimin dhe rigjallërimin e lëkurës, si edhe në përmirësimin e lëkurës së dëmtuar nga radikalet e lira. Është e vërtetuar shkencërisht se avokadot nxisin rritjen e kolagjenit dhe rrisin proporcionin e kolagjenit në dermën e lëkurës.

Për çfarë na duhet tjetër kolagjeni?

Përveç lëkurës, Kolagjeni gjendet edhe tek kockat tona, kyçet, flokët, thonjtë dhe kudo ndërmjet këtyre që përmendëm. Siç e thamë më lart, Kolagjeni është një lloj proteine shumë e rëndësishme e cila lidh të gjitha indet e lëkurës, pra e mban atë elastike dhe të re. Epiderma dhe derma janë plot me kolagjen. Kolagjeni gjendet në të gjithë trupin tonë dhe shërben gjithashtu për të mbajtur të gjitha qelizat të lidhura me njëra-tjetrën, në të gjitha organet, gjëndrat, kockat, truri, si edhe tek mëlçia dhe mushkritë.

15% e trupit tonë është vetëm kolagjen! Pa kolagjenin ne nuk do të jetonim, do të shpërbëheshim.

Por duke qenë se me kalimin e moshës dhe viteve prodhimi i kolagjenit nga vetë organizmi, bie, një tufë me probleme na vijnë nga rënia e prodhimit të kolagjenit duke filluar që nga dhimbja e gjymtyrëve, kockave, kyçeve, varje dhe rudhosje e lëkurës, celulit, strija (smaliatura) etj. 
Kolagjeni në formë tabletash sintetike nuk është i efektshëm. Në pjesën më të madhe ato nuk absorbohen nga organizmi duke u akumuluar në mëlçi e duke u kthyer në lëndë toksike. Pra metodat moderne janë automatikisht të pasuksesshme, thjesht komercializëm, fitim.

Ushqim i mirë do të thotë kolagjen i bollshëm e rrjedhimisht edhe kontroll dhe përmirësim mbi këto sëmundjeve:

1. Artritit.
2. Sëmundjeve të zemrës.
3. Sëmundjet e mishit të dhëmbëve.
4. Plakjes së parakohshme të organizmit në përgjithësi.


Sekreti kyç që duhet fiksuar mirë në mendje është se, ne duhet t'i sigurojmë çdo ushqim trupit tonë, në mënyrë që ai të funksionojë në maksimumin e tij. Investoni në shumëllojshmërinë e ushqimeve më shumë se në çdo gjë tjetër! Asgjë nuk është më e rëndësishme se ushqimi sidomos organik.

Nxitja e kolagjenit të lëkurës (pra rritja e qelizave të reja) dhe rinimi i lëkurës, mund të arrihet edhe nëpërmjet vetë-masazhit ose masazhit profesional. Të paktën 5 minuta çdo mëngjes dhe mbrëmje të gjithë mund ta praktikojmë. Masazhi nxit qarkullimin e gjakut dhe kjo funskionon shumë mirë për rritjen e qelizave të reja. Bëni kujdes që masazhin ta praktikoni vetëm me vajra dhe kremëra bimorë cilësorë (vaji i kokosit dhe ai i farave të rrushit janë specifikë për nxitjen e kolagjenit). Bimë Mjekësore ju ofron produkte të cilësisë së parë për të arritur rezultatet që dëshironi.


Mëngjesi, vakti më i rëndësishëm i ditës


Një ditë e mirë nuk mund të fillojë kurrë pa një mëngjes të mirë. 


Vakti kryesor dhe më i rëndësishmi është mëngjesi, jo vetëm për një ditë të mirë, por edhe për një shëndet të mirë gjatë gjithë jetës. Ata që nuk konsumojnë mëngjesin kanë më shumë shanse t'u shfaqen këto sëmundje:

Kolesteroli
Diabeti
Obeziteti që në vegjëli ose adoleshencë
Goditjet në tru (si ishemia apo trombozat)
Ç'rregullime menstruale
Mungesë përqëndrimi
Truri nuk jep maksimumin në funksionin e tij pasi nuk furnizohet mjaftueshëm me gjak
Gjendje të keqe shpitërore
Fryrje barku (dhjamosje), etj.


Pjesa më e madhe e njerëzve mendojnë se, nëse nuk hanë mëngjesin do të jenë më të dobët por në fakt është e kundërta. Shumë njerëz shëndoshen pikërisht sepse nuk konsumojnë vaktin  e parë. Gjatë natës trupi djeg shumë kalori prandaj në mëngjes ai është i gatshëm dhe mezi pret të ushqehet. Kaloritë e marra në mëngjes do të harxhohen shumë shpejt pasi vetë dita fillon me energji. Të gjitha kaloritë e marra nëpëmjet mëngjesit, të paktën deri në drekë janë djegur plotësisht, e më pas organizmi e pret vaktin e drekës me më shumë durim dhe qetësi duke e tretur atë shumë më lehtësisht. Nëse ne lëmë bosh stomakun gjatë gjithë orëve të paradites, dreka do të bjerë si bombë në stomak duke e çuar sistemin tretës në kaos. Vështirësia e tretjes së ushqimit çon gradualisht në dhjamosje por edhe në probleme të tjera të parikupereushme të cilat i përmendëm më lart. Gjithashtu ataket kardiake, sforcimet dhe sëmundje të tjera të zemrës, zhvillohen më shumë tek njerëzit që nuk e konsumojnë mëngjesin.
Kini shumë kujdes me veten por sidomos me fëmijët. Mos i dërgoni kurrë në shkollë pa e konsumuar vaktin e parë pasi do të kenë mungesa dhe boshllëqe në formimin e trurit dhe të gjithë organizmit.

Por cilat janë mëngjeset më të mira? 
Në të gjithë botën këshillohet buka integrale e shoqëruar me vezë, avokado dhe domate e pak djathë, të kombinuara sipas dëshirës e shijes suaj. Alternativat me djathë, reçel të bërë vetë, mjaltë apo edhe me pak gjalp, janë gjithashtu super të shëndetshme (harroji çerealit shumëngjyrësh dhe çdo lloj ushqimi të paketuar).

Për ju që nuk jeni ''adhurures'' të zjarrtë të bukës atëherë përgatisni pancakes dhe shoqërojini me qumësht bajamesh të përgatitur vetë pa konservantë, me fruta dhe mjaltë. 
Nëse edhe kjo ju duket e lodhshme apo nuk keni kohë, atëherë zgjidhni varjantin e qumështit të bajames me tërshërë ose kos me tërshërë dhe fruta. Ja një recetë si ta kombinoni:

RECETA:

1 gotë kos natyral ose qumësht bajamesh të përgatitur vetë (pa konservantë)
2 lugë gjelle me tërshërë
2 lugë çaji me mjaltë
1/2 filxhan me manaferra të kuqe
1/2 nektarinë e qëruar dhe e grirë në copa të vogla
Për akoma më shumë vlera shtoni arra ose bajame.


Vlerat ushqyese të kësaj recete:

302 kalori, 6 gramë yndyrë e shëndetshme, 51 gramë karbohidrate, 6 gramë fibër, 15 gramë proteinë.

Shijojeni. :)

Merrni energji dhe vlerat e duhura por mos dilni kurrë nga shtëpia pa e konsumuar këtë vakt.


Wednesday, January 20, 2016

Si të bëjmë vaj Monoi


Vaji Monoi është një produkt natyral i cili përbëhet nga petalet e një lloj gardenia tipike nga Tahiti ose Maui të ishujve Hawai dhe vaji tropikal i kokosit. Kjo mënyrë origjinon nga Polinesia dhe përdoret gjerësisht për trajtime bukurie, masazhe, për hidratimin e lëkurës pas dushit, madje edhe si parfum. Pra vajin original të monoit mund ta gjeni në Tahiti ose Hawuai duke qenë se edhe ajo lule tipike rritet në ato vende. Por nëse nuk e keni këtë mundësi, ju mund të provoni varjantin tuaj në shtëpi. 



Gardenia nga Tahiti

Merrni petale të lules gardenia të sapoçelura, dhe përziejini me vaj kokosi organik.  Vaji i kokosit është I vetmi vaj natyral që ekstrakton alkolin terpenik  dhe esencën vajore të petaleve të gardenias.Çfarë na duhet?

Petale të lules gardenia
Vaj Kokosi
Shishe e gjerë qelqi e sterilizuar

Këpusni ose blini mjaftueshëm lule gardenia sa për të mbushur shishen që zgjodhët. Lajini me shumë kujdes për t'i pastruar nga pluhurat, e më pas lërini të thahen mbi një kartpecetë.

Gardenia Hawaiane dhe arrë kokosi

Pasi të thahen, hidhini në shihen e sterilizuar. Mbusheni plot por pa i shtypur petalet. Shtoni më pas vaj kokosi por bëni kujdes të keni blerë atë më të mirin. Pasi ta keni mbyllur mirë shishen, caktoni një vend tek dritarja ku ta zëri dielli të paktën 4 orë në ditë. Përziejeni vazhdimisht dhe lëreni ashtu për 15-20 ditë. Pasi të jeni bindur që janë përmbushur ditët, filtrojeni këtë vaj dhe ruajeni në një shishe qelqi të mbyllur mirë. Përdoreni për qëllimet tuaja kozmetike duke filluar që nga masazhi për trupin, për flokët, apo thjesht për hidratim të lëkurës tani në dimër. Aroma e saj fantastike dhe shumë intensive do t'ju kënaqë dhe do t'ju dhurojë ndjesi çlodhjeje dhe relaksi.  


Lule gardenia dhe arrë kokosi


Vajin e kokosit të Cilësisë më të mirë e gjeni në dyqanin Bimë Mjekësore

Na vizitoni.

Tuesday, January 19, 2016

Spirulina - Alga Proteinike më e mirë

Material nga Bimë Mjekësore


Imagjino një bimë që e ushqen organizmin tënd duke siguruar sasinë e nevojshme të Proteinave për të cilën ke nevojë. Një bimë e tillë që të të largojë gjendjen e mërzitshme të alergjive, teshtimave dhe bllokimin e hundëve. A ekziston një super ushqim i tillë?

Po. Ajo është Spirulina!

Muret qelizore të Spirulinës përbëhen nga ''mucopolysaccharides'' (sheqerna natyrale komplekse) lehtësisht të tretshme nga organizmi ynë dhe si rezultat çlirojnë goxha energji. Sipas studimeve, 83-95% e spirulinës është e tretshme nga çdo organizëm.

Spirulina, rreth 80% të përbërjes së saj e ka PROTEINË, pra 18 herë më shumë se bifteku i mishit të kuq. Lajmi më i mirë është që, kjo proteinë është e ngjashme me atë që vetë trupi ynë prodhon, duke e bërë kështu më të lehtë edhe punën e mëlçisë e cila nuk harxhon shumë energji në tretjen apo asimilimin e saj.

Deri më sot për vegjetarianët, si më të mirat janë këshilluar farat e sojës por sot pas shumë studimeve rezulton se ato përmbajnë vetëm 1/7 e proteinës që përmban Spirulina.

Për sa i përket miellit të bardhë (të përpunuar) e cila është më e përdorshmja për përgatitjen e bukës, makaronave, etj etj., e vërteta është se ajo siguron vetëm 1/10 e proteinës që na duhet. Përmbajtja më e lartë e gjetur në miellin e bardhë është 14% nga e cila vetëm 9% është e tretshme nga organizmi ynë. Prandaj ajo na e mbush stomakun dhe trupin me kalori boshe duke na lënë të uritur nga ana tjetër dhe të paplotësuar me vlera ushqyese. Meshkujt kanë nevojë për 43 gramë proteinë në ditë, ndërsa femrat 35 gramë.

Vitaminat & Mineralet që përmban Spirulina.

Ajo përmban më shumë Kalcium se qumështi shtazor, 15 herë më shumë Vitaminë A se karrotat, 3 herë më shumë hekur se një biftek viçi, 2.5 herë më shumë vitaminë B12 se mëlçia e viçit dhe 3.7 herë më shumë potas se orizi. Duke qenë e pasur me antioksidantë si Vitamina E dhe Ferrodoxin spirulina jeton gjatë nëse ruhet me kujdes nga kontakti me ajrin dhe ujin.

Nuk duhet të gatuhet përndryshe i shkatërrohen të gjitha vlerat që përmban.

Spirulina është 1% klorofil që do të thotë 2-3 herë më shumë se bimët e tokës. Klorofili jeshil i cili mban CO2 (ujin) në frymëmarjen e bimës, ka afërsisht të njëjtën përbërje molekulare si pigmenti që formon hemoglobinën në rruazat e kuqe të gjakut.

Spirulina përmban 16.5% Karbohidrate 9% e së cilës është ''rhamnose'' (një lloj sheqeri natyral aktiv i cili kombinohet shumë më mirë se çdo lloj sheqeri, me vlerat e tjera ushqyese. Ndryshe nga sukroza, ky lloj sheqeri nuk e shqetëson nivelin e sheqerit në gjak dhe nuk e lodh pankreasin.

Njësoj si proteinat, edhe karbohidratet pësojnë një sërë proçesesh shndërrimi dhe rikombinimi në organizmin tonë. Një nga produktet e këtyre shndërrimeve quhet ''glycogen'' një lloj sheqeri kompleks që vetë organizmi e grumbullon në mëlçi për ta përdorur në rast mungese energjie.

Spirulina përmban edhe karbohidrate të tjera si ''glycoside'' dhe ''bioflavonoide'' të cilat ndikojnë në shumë proçese qelizore të rëndësishme.

Edhe pse përmban pak kalori, kjo algë jep shumë energji falë gjithë këytre karbohidrateve, proteinës dhe vitaminave e mineraleve.

Mënyra më e mirë për të përdorur Spirulinën është në smoothie. Kombinoni fruta të tilla si banane, luleshtrydhe, mango etj, duke shtuar kos natyral, qumësht bajamesh apo kokosi (vetëm nëse i keni përgatitur vetë, jo të blera të gatshme), dhe do të jetë një mrekulli për shëndetin tuaj.

Filloni përdorimin me doza shumë të vogla, duke e shtuar pak nga pak deri në 2.000 
apo 3. 000 miligramë në ditë të ndarë në 3 racione (për ta përdorur 3 herë në ditë).
Smoothie me luleshtrydhe, goji berries, mango, spirulinë, etj. Përzieji në mikser dhe konsumoje menjëherë. 


Spirulina qe ofron Firma Arbëria ne dyqanin Bimë Mjekësore eshte e cilesise se pare. Ajo eshte e pajisur me 5 vula Certifikimi nderkombetare:
1. Certified Organic 
2. Organic Assured 
3. Quality Assured 
4. Bio 
6. Vegan Ok 
Ky produkt gjithashtu eshte i Certifikuar edhe nga TÜV Austria 



Nje produkt Super i garantuar dhe i sigurt, i fresket dhe plot vlera Ushqyese dhe Kurative.







Spirulinën e gjeni në dyqanin tonë Bimë Mjekësore  

50 grame - 5 mije leke te vjetra.


Ju mirëpresim :)


Tuesday, January 5, 2016

African Shea butter


Burkina Faso. Vendi ku rritet Shea butter dhe Mango.


Njëherë e një kohë në zemër të një kopshti të egër, një mbretëreshë e njohur për bukurinë e saj hyjnore rrëmbente një balsam aromatik nga arrat e një peme.

 Pema e arrës Shea.


Veçanërisht e apasionuar pas kësaj peme të egër por të shenjtë, shekullore dhe zemërgjerë, mbretëresha vendosi ta pagëzonte këtë, si pemën e saj të ''Shenjtë''.
Shumë kohë më vonë, zbuluesit gjetën vendin magjik dhe sollën balsamin e çmuar të quajtur gjalpi Shea.


Të mirat e gjalpit Shea.


Gjalpi shea ka qenë ndër shekuj universal dhe i pazëvendësueshëm për vetë cilësitë e tij ultra-kurative.

Ai zbut, ushqen e hidraton lëkurën dhe flokët, mbron dhe rigjeneron, rinon dhe rifreskon fytyrën dhe trupin. Shea është shumë e pasur me Vitaminë A, D, E, F dhe K. Më e veçanta e shea butter'it, është përmbajtja Natyrale e Keratinës - Rigjeneruesi thelbësor i flokëve dhe lëkurës së dëmtuar. Të gjitha këto veçori e bëjnë Shea'n një ''must have'' për ritualet e përditshme të bukurisë.


Nga vjen Shea Butter?

Pema e arrës Shea rritet në mënyrë natyrale në Savanat e Afrikës Qendrore dhe Perëndimore kryesisht në Burkina FasoMali dhe Sudan. Breza të ndryshëm shijojnë të njëjtën pemë misterioze e cila rritet mrekullisht e shëndetshme prej shekujsh.
Në brendësinë e saj arrat Shea përmbjanë gjalpin e mrekullueshëm balsamik, në ngjyrë të verdhë intensive. 


Nëse ky gjalp nuk ka ngjyrë të verdhë të plotë dhe aromë të fortë, nuk është 100% natyral por i përpunuar. 

Për të sjellë më të mirën tek ju jemi lidhur direkt me kultivuesit e gjalpit Shea. 
I papërpunuar, me aromën karakteristike natyrale, gjendet në dyqanin tonë.

Në dyqanin Bimë Mjekësore gjeni Cilësinë e Parë të këtij gjalpi, mundësuar nga Arbëria .

100 gramë - 13 mijë lekë të vjetra. 

Në paketim qelqi, i vetmi paketim higjenik dhe super praktik.


Ju mirëpresim :)