Thursday, November 19, 2015

Vaj kamomili nëpërmjet infuzit


Si të përgatisim vaj kamomili nëpërmjet infuzit. 

Material nga  Bimë Mjekësore


Vaji i kamomilit ka cilësi shumë të mira qetësuese.

Ai qetëson sistemin nervor prandaj përdoret gjerësisht në Aromaterapi.
Gjithashtu vaji i kamomilit shërben për çlodhje muskulare dhe fizike në tërësi. Një masazh me vaj kamomili do t'ju rigjenerojë dhe do t'ju riktheje energjitë. 


I përzier me vaj Kokosi cilësitë e tij terapeutike shumëfishohen. 

Me të mund të bëni pastrimin e makiazhit, masazh fytyre (në raste acarimesh dhe skuqjesh) dhe masazh trupi para se të flini për të pasur një gjumë më të mirë e të lehtë.

Vajin e kamomilit mund ta përdorni edhe për flokët (para dhe pas dushit). I mban shumë të butë dhe me shkëlqim, plot vitalitet.

Por si ta përgatisim vajin e kamomilit nëpërmjet infuzit?

Ja mënyra:

Si fillim sigurojmë lule kamomili të thara, më pas marrim vaj ulliri të pastër ose vaj bajamesh të ëmbla.


Vaji i bajameve këshillohet më shumë pasi nuk ka aromë të theksuar dhe mund të zbutet fare lehtë nga aroma e luleve të kamomilit. Aroma e luleve të saj do të shërbejë për të dhënë më pas efektin Aromaterapi.

Meqenëse lulet janë të thara, është mirë që vajin e bajames ta ngrohim pak në banjo mari (vaji nuk duhet të nxehet). Në një shishe të gjerë hedhim 1/4 lule kamomili, dhe 3/4 vaj bajamesh. E mbyllim mirë tapën e shishes dhe e ruajmë në një vend të errët e të thatë. E lëmë kështu për 1-2 javë pa harruar ta përziejmë herë pas here.

Pas 1 apo 2 javësh e kullojmë, e ruajmë në një shishe të errët dhe e përdorim për gjërat e mësipërme që shkruam më lart. 


Për të blerë Lule Kamomili, Vaj Bajamesh të ëmbla dhe Vaj Kokosi (Kliko këtu).


Provojeni dhe na shkruani përshtypjet tuaja :)


Monday, November 16, 2015

Super smooothie


Për informacione të përditshme ndiqni faqen tonë Zyrtare - Bimë Mjekësore.


Kjo foto nga vjen nga Gerta.

Ajo na shkruan:

Përfitoni nga mrekullitë e stinës siç janë luleshtrydhet dhe të bëni një smooothie fantastik. Spinaq, karrota, pak majdanoz, luleshtrydhe të vendit, dhe sigurisht vaj LINI të vendit vetëm nga ''Arbëria'' pasi vetëm ai ka të gjitha vlerat për të cilat ne kemi nevojë.
Sipas mundësisë edhe vaj KOKOSI.


Me këtë smoothie që unë e pi në mëngjes esëll marr të gjitha energjitë që më duhen të paktën deri në drekë. Marr vlera ushqyese, energji, mbroj stomakun, shtoj metabolizmin, oksigjenoj qelizat, forcoj imunitetin, ruaj lekurë të pastër e të shëndetshme, mirembaj dhe flokët.

Receta:

Një dorë luleshtrydhe
1 lugë gjelle me vaj Lini. Cilësinë e parë (
Bleje këtu)
1 lugë gjelle me vaj Kokosi. Cilësinë e parë (Bleje këtu)
Një dorë spinaq
2-3 karrota që qëruara e të prera në copa

Përzieje mirë dhe pije menjëherë.

Unë ju këshilloj të pini të paktën 2 të tilla ne ditë nëse keni një ditë tepër aktive dhe harxhoni shumë energji. Nëse bëni stërvitje kombinoni smoothie me banane, kiwi, fara lini, 2 -3 lugë kokos, e çdo frut që ju pëlqen dhe ju jep energjitë e duhura. 


Na sillni edhe ju recetën tuaj :)