Thursday, October 30, 2014

8 lulet më të mira për të pastruar ajrin brenda shtëpisë

Material nga:  Bimë Mjekësore


Për të vizituar faqen tonë zyrtare kliko direkt  Bimë Mjekësore

Të gjithë i duam lulet, ngjyrat dhe aromat e tyre të mrekullueshme, por ky informacion ndoshta do t'ju shtojë dëshirën për ta pasuruar akoma më shumë ambjentin e shtëpisë suaj me sa më shumë lule dhe bimë.

1.  Begonia semperflorens

Kjo lule çel gjatë verës, ka nevojë për shumë diell dhe dritë. Lulet e saj janë në ngjyrë të bardhe, të kuqe dhe rozë.  Është shumë efikase në pastrimin e ajrit nha benzina apo nga kimikat të tjera që prodhohen nga  'toluene'.




2. Nephrolepis exaltata

Kjo bimë i ka gjethet si pupla dhe është një nga bimët më të mira për pastrimin e ajrit. Thuhet se kjo bimë mund të largojë edhe arsenikun dhe mërkurin nga dheu. Ka nevojë për shumë lagështi dhe hidratim.




3. Azalea (Rhododendron simsii)

Kjo lule kaq e bukur ka nevojë për shumë dritë diell që të mbijetojë. Por duhet vendoru në në vend të freskët si p.sh dritare. Kjo lule e pastron ajrin nga 'formaldehyde' - një lloj gazi që gjendet në disa lloj solucionesh.




4. Gerbera jamesonii

Kjo lule është perfekte për t'u mbajtur në dhomë gjumi ose ambjente pastrimi kimik (apo në dhomën / ambjentin ku lani rrobat tuaja). Largon  'trichloroethylene' (e cila gjendet në produktet / detergjentët që përdoren për pastrim kimik). 



 5. The Lady Palm (Rhapis excelsa)

E lehtë për t'u rritur dhe shumë e bukur. Kjo bimë largon amoniakun, një përbërës shumë i dëmshëm ky që ndodhet në detergjentë dhe pastrues, ngjyrosës flokësh e pëlhurash. Duhet pak kohë derisa të marri formën që shohim, por sapo rritet dhe kalon kjo fazë, ajo bëhet e mrekullueshme edhe për të zbukuruar shtëpinë.  



 6. The snake plant (Bima gjarpër)

Bima gjarpër ose 'Sansevieria trifasciata' ka nevojë për dritë dhe ujë. Kjo bimë fantastike përthith dioksidin e karbonit dhe çliron oksigjen gjatë natës. Nëse e mbani në dhomë së bashku me një lule/bimë tjetër e cila çliron oksigjen gjatë ditës, ju do të siguroni një cikël perfekt për 24 orë. 


 7.  Zambaku i paqes (Spathiphyllum)

Një nga lulet më të përshtatshme jo vetëm për pastrimin e ajrit por edhe për dekor. Kërkon vend të freskët dhe hije. Por kini kujdes. Kjo lule është helmuese për kafshët shtëpiake.


8. Aloe Vera

Aloe Vera. Kjo bimë e jashtëzakonshme jo vetëm per cilësitë kurative por edhe për të pastruar (detoksifikuar) ambjentet brenda shtëpisë. Kjo bimë ka një sistem shume të veçantë. Ajo pastron ajrin nga kimikatet e dëmshme që perdorim, duke shfaqur njolla kafe tek gjethet (pra nëse mbani nje bimë të tillë brenda shtëpise dhe gjethet e saj kanë njolla si ne foto, tregon se Aloe ka perthithur një dozë të mirë kimikatesh) në vend që t'i perthithnit ju!





Wednesday, October 29, 2014

Si të pastrojmë sobën me uthull molle dhe sodë buke

Vizito faqen tonë zyrtare duke klikuar  Bimë Mjekësore


Shpesh e kemi theksuar që detergjentët e ndryshëm për larjen e orendive apo pajisjeve shtëpiake janë shumë të dëmshme për shkak të kimikateve të fuqishme që përmbajnë. Jeta e amvisave shkurtohet mesatarisht 2 vjet vetëm për shkak të tyre.

Ne mund t'i zëvendësojmë përfundimisht këta detergjentë që për më tepër janë edhe të shtrenjtë. Je se si.



Për të pastruar sobën, furrën, xhamat e dritareve, pllakat, dhe çdo lloj sipërfaqe tjetër vetëm me sodë buke të zakonshme dhe uthull molle. Shihni figurat.


Fig. 1 Soba është e papastër, të fillojmë ta pastrojmë. 



Fig. 2 Mbulojmë me sodë buke  të gjithë sipërfaqen që duam të pastrojmë.


Fig. 3 Mbi shtresën e sodës sprucojmë me kujdes uthull molle. 
Siç e shihni në figurë ajo fillon të shkumëzojë.


Fig 4. Pasi të kemi veshur doreza plastike, marrim një sfungjer dhe fillojmë të pastrojmë sipërfaqen e sobës (2-5 minuta pasi të kemi sprucuar uthullën e mollës mbi sodën).


Fig. 5 Rezultati siç e shihni do të jetë fantastik.


Me këtë mënyrë mund të pastroni edhe furrën sado e ndotur të jetë ajo.

Provojeni dhe na shkruani :)

Friday, October 24, 2014

Si të krijojmë ambjent Spa & Aromaterapi në shtëpi

Për të vizituar faqen tonë zyrtare kliko: Bimë Mjekësore



Të gjithë kemi nevojë për një dozë të mirë relaksi e qetësie të paktën një herë në javë. Nuk ka rëndësi nëse kemi pasur një ditë shumë të lodhshme, të gjithë mund ta bëjmë këtë brenda mundësive të shtëpisë pa harxhuar shuma marramendëse.

1. Fikni celularin, Tv, kompjuterin. Përgatisni ambjentin me pak muzikë të lehtë dhe pijen e duhur. Një broke me ujë, feta portokalli, limoni, kiwi, lulshtrydhe dhe kastraveci, do të ishte një ide e shkëlqyer për të filluar trajtimin Spa. Lëre trupin dhe mendjen të qetësohen pa menduar për asgjë tjetër.

2. Bëni avullin e fytyrës. Pak ujë të ngrohtë të aromatizuar me bimë dhe vajra esencialë, është hapi i parë drejt trajtimit. Për të hapur poret dhe pastruar ato, qëndroni vetëm 10 minuta mbi avull dhe hidhuni për hapin tjetër.

3. Bëni skrab trupi & fytyre. Përdorni skrabin që doni më shumë. Eksofilimi pas avullit ndihmon të pastrohen pikat e zeza dhe lëkura është gati për një maskë ushqyese.

4. Bëni maskën e flokëve. Aplikoni në vaj të ngrohtë në flokë, vajin tuaj të preferuar dhe mbështilleni kokën me një peshqir. Është bukur t'i lesh flokët të qetësohen dhe hidratohen ndërkohë që ti vazhdon me hapin tjetër.

5. Vaska. Dekorojeni ambjentin sipas shijes suaj. Rrethojeni vaskën me lule dhe qirinj ndërkohë që muzika relaksuese vazhdon në sfond. Zhytuni në vaskën me ujë të ngrohtë ku të keni hedhur disa pika vaj bajamesh, vaj livandoje, por edhe bimë aromatike sipas preferencës suaj (eukalipt, kamomil, rozmarinë, trumzë, etj).  Qëndroni atje për sa kohë të dëshironi. Afër mbani shampanjën apo çajin për t'ju shoqëruar.




6. Kur ta shihni të arsyeshme bëni një shpëlarje të shpejtë në dush.

7. Maska e fytyrës. Një maskë sipas preferencës suaj, me mjaltë (Efira), Argjile apo maskë me fruta e ka radhën tani.

8. Mbështillni këmbët. Ndërkohë që keni maskën në fytyrë, trajtoni pak këmbët. Nëse keni probleme me themrat, pak mjaltë përzier me vaj kokosi apo suzami do t'i sjelli ato në gjendje shumë të mirë. Pasi t'i lyeni, mbështillini me një plastmas ose peshqir të ngrohtë për 10 minuta. Mos e anashkaloni këtë hap sepse është shumë i rëndësishëm.


9. Pas 10 - 15 minutash shpëlani fytyrën dhe këmbët. Në fund fare, bëni masazhin e fytyrës dhe trupit me vaj natyral apo krem bimor. Lëkura do ta përhithi plotësisht pas 5 minutash masazh. Pas këtij trajtimi Spa do të flini si fëmijë, gati për të pasur një ditë energjike të nesërmen.



Tuesday, October 21, 2014

Çaji jeshil për flokët

Për të vizituar faqen tonë zyrtare kliko: Bimë Mjekësore


Çaj jeshil paketuar nga Firma Prodhuese 'ARBËRIA'.
50 gramë - 160 lekë të reja. 


Bimë Mjekësore, Rruga Hoxha Tahsin. 30 metra larg qendrës Stefan).


ÇAJI JESHIL PËR FLOKËT

Çaji jeshil është burim i shkëlqyer antioksidantësh dhe ja pse është ekstremisht i mirë për shëndetin.  Çaji jeshil është shumë i dobishëm edhe për flokët dhe lëkurën.  Ai zbut gjendjen e zbokthit, ekzemës, dhe irritime të tjera të skalpit. Është një mënyrë shumë e mirë dhe jo e shtrenjtë për ta pëdorur për flokët. Ja se si mund ta përdorim për t’i mirëmbajtur ato:


Shpëlarje flokësh –  Ju mund ta përdorni për shpëlarjen e fundit të tyre, për t’u dhënë shkëlqim dhe butësi. Në një enë hidhni 2 - 3 filxhanë të mëdhenj me ujë të valuar të hequr nga zjarri, më pas hidhni 1 - 2 lugë gjelle me çaj jeshil dhe lëreni ashtu derisa të ftohet. Këtë çaj përdoreni për të shpëlarë flokët dhe për të masazhuar skalpin.  Stimulon rritjen e flokëve, redukton rënien, gjithashtu parandalon zbokthin dhe probleme të tjera të skalpit. Kjo do të shtojë edhe volumin e flokëve tuaj.

Pakësoni zbokthin:  Hidhni një filxhan çaji me ujë në një tenxhere dhe valojeni.  Më pas shtoni gjethet e çajit jeshil (2 lugë gjelle), lëkurat e një limoni dhe 3-4 lugë gjelle me vaj kokosi. Valojeni këtë përzierje për 2 minuta dhe pasi ta hiqni nga zjarri  lëreni të mbuluar derisa të ftohet.  Këtë përzierje aplikojeni ne skalp me masazh dhe lëreni për 45 minuta. Më pas lani flokët me shampo, e nëse dëshironi bëjeni shpëlarjen e fundit përsëri me çaj jeshil.  Bëjeni 3-4 herë në muaj ose sipas nevojës suaj.

Krem/Balsam për flokët:  Në një enë ku të keni hedhur 1 filxhan çaji me ujë të valuar, shtoni 3-4 lugë gjelle me çaj jeshil. Më pas shtoni edhe 1 lugë gjelle me vaj kokosi dhe një lugë gjelle me mjaltë.  Përzieje mire dhe aplikoje që nga rrënja deri tek majat.  Mbaje 30 minuta. Ky është një zbutës shumë i mirë flokësh, e hidraton flokun në thellësi, jep shkëlqim dhe butësi, por edhe parandalon rënien e flokëve.

Për të stimuluar rritjen e shpejtë të flokëve:  Rrihni një vezë me 2 lugë gjelle çaj të fortë.  Aplikoje këtë përzierje në flokë dhe mbaje 30 minuta. Shpëlaji mirë me ujë të bollshëm më pas laji me shampo.  Aplikoje këtë maskë 3 ose 4 herë në javë për të forcuar flokët dhe për të shpejtuar rritjen e tyre. 

Tuesday, October 14, 2014

Për lyerjen natyrale të flokëve

Për të vizituar faqen tonë zyrtare kliko: Bimë Mjekësore



Për lyerjen dhe mbrojtjen e flokëve ne ofrojmë ngjyrosës natyrale bimorë, pa asnjë përbërës kimik.


Për flokë të zinj - Indigo. (Këna e zezë) 100 gramë - 18 mijë lekë.


Për flokë gështenjë të çelur dhe të verdhë - Cassia Obovata. (Këna neutrale) 100 gramë - 18 mijë lekë.


Për flokë me nuanca të kuqe. Lawsonia Inermis  (Këna e kuqe). 100 gramë - 10 mijë lekë.


Këto bimë gjethet e së cilës shërbejnë për lyerjen e flokëve, ne ua sjellim në formë pluhuri nga Maroku.

Shërbejnë edhe për forcimin e flokëve, shkëlqimin, butësinë, dhe dendësimin e tyre. Lyerja natyrale me këto bimë, nuk ka efekte anësore.
Para përdorimit të tyre do të lexoni mirë udhëzuesit që gjenden në paketimin tonë.

Për ndihmë paraprake hidhini edhe një sy kësaj tabele e cila është marrë nga libri origjinal lidhur me kënanë.



Adresat tona:
Tiranë - Bimë Mjekësore - Rruga Hoxha Tahsin - 30 metra mbi Qendrën Stefan (mbi Pazarin e ri). Nga e HËNA - SHTUNËN. Orari: 14:00 -19:30.
Durrës - (perballë Torres) Ne ambjentet e katit te Pare te Soho Lounge Ora 09:00-20:00.