Wednesday, October 26, 2016

Sekretet e bukurisë së një Geishe

 Kur vizitova Japoninë, lëkura ime u ndje pak inferiore karshi lëkurave të femrave japoneze tek të cilat nuk dallohej asnjë pore, skuqje apo rudhë sado e vockël. Lëmimi dhe bardhësia e fytyrave të tyre e cila ishte në kontrast magjepsës me flokët e zinj plot shkëlqim, të linte pa mend.


Por cilat janë sekretet për një fytyrë të tillë prej porcelani dhe flokë kaq magjepses? Në fakt janë truke shumë të thjeshta të cilat të gjitha mund t'i praktikojmë, por më e bukura është se pamja e tyre është e harmonizuar me sjellje shumë femërore. Këto gjysmë perëndi, joshin me një shikim të vetëm, magjepsin me sensualitetin e tyre të heshtur, dhe të shfaqen para syve lehtë, si një pupël. Dhe ja përpara teje, një fytyrë e bardhë me shikim të vendosur dhe flokë të zinj si pendë korbi.

Geishat ndajnë me ne disa sekrete bukurie. Nëse jeni kurioze t'i lexoni, ja, po i shkruajmë disa prej tyre.

Për trupin - Kripa e detit.


Ndërkohë që shumica e femrave e përdorin për skrab në lëkurën e trupit, geishat preferojnë përdorimin e tij në formë kremi. 2 lugë gjelle me kripë deti, ato e përziejnë me krem i cili në asnjë mënyrë nuk është krem me kimikate i botës së industrializuar. Pasi të keni përzier kremin me kripën e detit, masazhoni të gjithë trupin me lëvizje në formë rrethore. Bëjeni këtë në mes të dushit dhe kur të përfundoni, aplikoni vetëm një krem apo locion hidratues/zbutës. E lehtë apo jo?

Për fytyrën - Orizi


Siç e kemi thënë shumë vite më parë, orizi ka lëndë kimike të ngjashme me lëkurën e njeriut. Vetitë e tij zbardhuese dhe hidratuese, i ka bërë femrat japoneze ta përdorin që në vitin 1100. Më e mira është të përdorni tonikun e tij (sipas këshillave të Bimë Mjekësore).

Përveç tonikut, mund të përdorni orizin e bluar imët të cilin mund ta përzieni në mënyrë të barabartë me kos dhe ta aplikoni në fytyrë si maskë (afërsisht 10 minuta). Pas femrave japoneze, janë edhe ato indoneziane dhe indiane, të cilat nuk e ndajnë përdorimin e orizit, nga ritualet e tyre të bukurisë.

Për flokët - Indigo

Indigo është bima e rrallë e vendeve të largëta, lulet dhe gjethet e së cilës janë përdorur që nga lashtësia e deri në ditët e sotme. Fatmirësisht, tradita e përdorimit të kësaj bime nuk ka humbur por është përcjellë nga brezi në brez. Kjo bimë është përdorur për lyerje pëlhurash (industria e sotme e përdor për lyerjen e xhinseve), ndërkohë që vazhdon të përdoret edhe për lyerjen e flokëve. Nëse doni flokë të zinj, të plotë, me shkëlqim dhe vitalitet, asnjë bojë industriale nuk duhet të preki flokët tuaj. Bima e magjishme Indigo, nuk e ka humbur vlerën dhe rëndësinë e saj, e ju nuk keni asgjë më pak se femrat aziatike apo indiane për të mos e përdorur.

Këto janë pak sekrete por rrënjësore, të cilat geishat i ndajnë me femrat e jetës moderne. Ato duan, dhe janë qëllimisht të shkëputura nga jeta moderne e cila është industrializuar më tepër se ç'duhet. Modernizimi i tepërt i produkteve të bukurisë, ka bërë që bukuria e femrave të zbehet dhe të humbasi vlerën. Flitet aq shumë për bukuri dhe të njëjtën kohë ka shumë pak bukuri në botë.

Mësoni nga këto sekrete të thjeshta dhe aplikojini në jetën tuaj të përditshme. Edhe nëse harroni apo neglizhoni, Bimë Mjekësore do të jetë gjithmonë këtu për t'jua kujtuar :)


Thursday, October 13, 2016

Rituali për një lëkurë të bukur e të pastër - 4 hapat


    
Duke pasur gjithmonë në mendje shprehjen "Kurrë mos vendosni mbi lëkurën tuaj diçka që nuk do e hanit" ne po ju japim disa këshilla shumë të vlefshme. 


Për një lëkurë të butë e të pastër si të një fëmije, për prekje mbresëlënëse dhe të paharrueshme, ne duhet t'i kushtojmë rëndësi të veçantë lëkurës sonë. 

Përgatitur nga: 
Bimë Mjekësore 


Duke qenë se lëkura jonë e fytyrës vazhdimisht grumbullon papastërti, edhe pastrimi dhe kujdesi ndaj saj duhet të jetë i vazhdueshëm dhe i rregullt. Është e rëndësishme të theksojmë që kujdesi ndaj saj duhet të jetë sa më natyral dhe produktet të jenë delikate, pa përbërës kimikë dhe sintetikë.



Rituali i zakonshëm:

Përvec sapunit që të gjithë e dimë që duhet përdorur 2 herë në ditë (larje me ujë të vakët në të ftohtë edhe në dimër), lëkura do edhe përkujdesje të tjera. 


Lëkurat e thata & të yndyrshme janë më problematike se lëkura normale, rrjedhimisht duan më shumë kujdes. Hapi i parë (pas sapunit) është Skrabi.
Në mënyrë që ajo të jetë sa më e gatshme për t'u pastruar nga pikat e zeza dhe njollat, duhet të jetë pastruar më parë nga shtresa e qelizave të vdekura që e pengojnë lëkurën për proçeset e tjera të pastrimit dhe ushqyerjes. 


1. Skrabi 
duhet bërë 2-3 herë në javë për lëkurat e yndyrshme, 
2 herë në javë për lëkurat e thata, 1 herë në javë për lëkurat normale  (Skrabi duhet bërë me shumë delikatesë pa ushtruar forcë, duke ndihmuar me lëvizje rrethore në gjithë fytyrën). Skrabi eliminon toksinat nga lëkura, qelizat e vdekura dhe papastertitë e sipërfaqshme, të cilat e bëjnë lëkurën të duket pa jetë, e vrazhdë dhe e plakur. Përvec kësaj, qelizat e vdekura bllokojnë poret duke mos e lënë atë të ajroset siç duhet, madje as të lahet siç duhet me sapun. Pra është një hap i domosdoshëm. Pasi është hequr shtresa me qeliza të vdekura, lëkura është më e gatshme të pastrohet dhe ushqehet në thellësi.
Skrabe 100% natyrale me lajthie & bajame të grira, për cdo lloj lëkure gjeni në dyqanin 
Bimë Mjekësore. Ai përmban bajame dhe lajthi të grira, sheqer të kuq, si edhe vaj të bajameve të ëmbla e lajthisë. Kushton 5 mijë lekë të vjetra.




2. Avulli i cili duhet bërë të paktën një herë në muaj, (avulli duhet bërë pas skrabit siç shpjeguam më lart). Ky ndihmon në qarkullimin e gjakut dhe në pastrimin e pikave të zeza. Skrabi dhe avulli, ndihmojnë edhe në pakësimin e akneve apo puçrave. Shtoni vaj esencial të livandos dhe sherebelës që avulli të jetë më i efektshëm për pikat e zeza, ose vaj esencial rozmarine që avulli të jetë më çlodhës për lëkurat e stresuara.
Kujdes! Avulli nuk duhet të zgjasi më shumë se 10 minuta.


3. Maskë pastruese / ushqyese  pas avullit.
Maska jonë
 Multifunksionale Efira (e cila ka efekte të shumëfishta pasi është zbardhuese, ushqyese, tonifikuese) është e formuluar për t'iu përshtatur çdo lloj lëkure. Kjo maskë është e përsosur për pastrim të thellë të pikave te zeza,  zbehje të njollave kafe dhe qukave, si edhe në ushqyerjen dhe hidratimin e lëkurës. Shumë e pasur me mjaltë dhe vajra Bimorë, dhuron butësi dhe vitalitet. Kushton 18 mijë lekë të vjetra.




4. Masazhi / hidratimiPas skrabit, avullit, maskës, rituali përfundohet me masazh fytyre. Për masazh duhet patjetër vaj Bajamesh të ëmbla, Lajthie ose Kokosi të cilat ndihmojnë në mbylljen e poreve, dhe në raste më problematike Kokosi vazhdon pastrimin e pikave të zeza duke i nxjerrë ato më në sipërfaqe, keshtu do ta keni më të lehtë pastrimin e tyre me një tampon pambuku. Pra masazhi me vajra, ndihmon në pastrim akoma më të thellë, shtrëngim poresh, tonifikim të lëkurës së fytyrës, dhe ushqim të vazhdueshëm të saj.


Vaj Kokosi prodhon e Para dhe e Vetmja firmë Prodhuese në Shqipëri ''Arbëria''.
Prodhimi bëhet çdo ditë duke ardhur tek ju super i freskët dhe pa konservantë. Cilësi e Parë.


Për ato që preferojnë krem, mund të përdorin kremin e tyre të zgjedhur. Kremi ynë i ditës Amigdal new kushton 35 mijë lekë të vjetra. (për lëkurat normale dhe njolla).
Për lëkurat më problematike me akne & shenja ofrojmë Kremin Kurativ me vaj Sinapi i cili kushton 40 mijë lekë të vjetra. Për më shumë lexoni listën e kremërave në facebook dhe instagram.



Këshilla të tjera të specialistëve jane këto: 

1. Në momentin qe zgjidhni produktet per fytyren tuaj te shtrenjte, lexoni mire permbajtjen e tyre ne etikete. Nese etiketa permban dhjetera emra kimkatesh qe as nuk i njihni, beni mire te mos e blini.

2. Ne momentin qe vendosni te blini, atehere duhet qe te gjitha produktet te jene te pakten te nje linje. Nuk eshte mire qe kremi i dites te jete linje tjeter, kremi i nates nga nje linje tjeter, pastruesi i makiazhit tjeter linje, e keshtu me radhe.

3. Mos beni skrabe, avull e pastrime me teper se c’duhet sepse e demtojne lekuren.

4. Permbajtjet agresive shmangini plotesisht.

5. Masazhoni fytyren cdo nate para se te flini, kjo do te ndihmoje jo vetem per nje gjume te qete, por edhe per te mbajtur fytyren ne forme.

6. Mos e prekni lekuren gjate dites me duar te papastra, duart mbajne shume mikrobe te cilat e 'semurin' lekuren e fytyres. 



Ju mund t'i porositni këto produkte Bimore 100% Natyrale, në ADRESAT e mëposhtme:ADRESAT:

1 --> Tirane - Bimë Mjekësore - 30 metra mbi Qendren Stefan (mbi Pazarin e ri). Nga e HENA - SHTUNEN. Orari: 12:00-19:00. 

2 -->Durres - Soho Lounge (në katin e parë) - Nga e HENA - DIELEN. Orari: 09:00-20:00.


Ju mirëpresim të gjithëve.





Thursday, October 6, 2016

Rrisni volumin e gjoksit me një ushqim të vetëm

SMOOTHIE - Pije kremoze

Ushqimet organike janë të njohura për mirëmbajtjen dhe bukurinë fizike, por disa në veçanti spikatin për cilësitë e tyre. Në recetën që do të japim tani, përbërësit kryesorë, ndihmojnë në rritjen e gjoksit të paktën 1 numër. Mjafton ta pini rregullisht dhe do të çuditeni nga rezultatet.

RECETA:

Në një mikser grini 1 lugë gjelle me fara lini. 
Më pas shtoni 1/2 gotë ujë dhe pak kos. 
Qëroni 1 banane, 1 kivi, 1/2 kastravec, dhe 2-3 luleshtrydhe. 
Në fund shtoni 1 lugë çaji plot me polen bletësh dhe 1 lugë gjelle me vaj kokosi (i gjeni në dyqanin Bimë Mjekësore).

Pijeni sapo të zgjoheni në mëngjes, për disa javë rrjesht. 
Pijet kremoze (anglisht smoothie) ndihmojnë në rritjen e dendësisë muskulare rreth gjoksit dhe tek zona e kofshëve. Veçanërisht Poleni dhe farat e Linit ndihmojnë dhe shërbejnë si rregullator hormonal.


 
Në foto Poleni i Bletëve nga Firma ''Arbëria''.  E gjeni në dyqanin Bimë Mjekësore 


Provojeni recetën dhe na shkruani rezultatet :)