Friday, June 26, 2015

Veshjet me mbrojtje UV


Veshjet me mbrojtje UV
Material i përkthyer nga: Bimë Mjekësore
Kanceri i lëkurës është sëmundja më e zakonshme në Amerikë.
Mungesa e kujdesit ndaj diellit që në fëmijeri, e shfaq këtë sëmundje në moshë të rritur. 1 në 5 amerikanë vuan nga kjo sëmundje.
Mjafton të tregojmë kujdes në veshje dhe në produktet që zgjedhim.
Të përdorim kapele dhe veshje mbrojtëse është e keshillueshme, çdo ditë.
Mbrojtja e lëkurës me vajra bimorë kurativë është e detyrueshme.
Veshjet me mbrojtje diellore, jane ato veshje që janë dizenjuar posaçërisht për të bllokuar rrezet ultra violet. Një strukturë specifike me dendësi të caktuar të fibrave siguron një mbrojtje të tillë. Disa copa dhe tekstile, përpunohen mirë me përbërës bllokues UV për të rritur kapacitetin e tyre mbrojtës.
Jo vetëm copat dhe tekstilet por edhe prerjet e ndryshme dizenjohen posacërisht për të na mbrojtur sa më shumë nga dielli. Jakat e mbyllura, mëngët e gjata, pantallonat e gjata dhe këmishat janë modelet e zakonshme e të përditshme që shërbejnë për të na mbrojtur.
Disa lloje tekstilesh me strukturë të dendur të fibrave (fijeve) dhe bojëra të errëta me të cilat copat lyhen (si p.sh INDIGO) me të cilën lyhen xhinset (Denim) janë këto:
Copat me përqindje përzierjesh pambuku, linoje dhe përbërje sintetike si; poljestër, nejlon dhe materialet Denim (Xhinsi klasik origjinal).
Disa faktorë që ndikojnë në shtimin ose pakësimin e mbrojtjes janë edhe ngjyra e veshjeve, tërheqja (strech) pesha e tyre, lagështia.
Sa më e rrallë të jetë dendësia e copës aq më pak na mbron nga rrezet UV. Sa më e shpeshtë të jetë dendësia (sa më e plotë copa) aq më të vështirë e kanë rrezet e dëmshme të depërtojnë në lëkurë.
Sa më e erret ngjyra aq më shumë i bllokon rrezet e dëmshme UV.
Nëse veshim rroba të lagura mbrojtja ndaj këtyre rrezeve ulet në maksimum (përveç Mëndafshit dhe materialit Viskoz të cilat na mbrojnë edhe nëse janë të lagura).
Disa studime në Universitetin e Alberta's në Kanada, tregojnë se sa më të errëta ngjyrat aq më mirë është për ne.



Mbrojtje të lartë ndaj rrezeve UV na sigurojnë:


Pambuk Viskoz
Denim (xhins origjinal) i zi ose blu e errët
Veshje leshi (të përpunuara shumë hollë)
Satin, mëndafsh
100% poljestër
Përzierje me poljestër
Pambuk i papërpunuar


Mbrojtje të ulët e ndaj rrezeve UV:

Pambuku i përpunuar
Bluzet e thurura
Xhinset e bardha
Rrobat e vjetra të zbardhura





Veshje të veçanta për plazh, surf apo sporte e aktivitet të tjera bregdetare.


Për të pasur mbrojtje maksimale, mund të veshim bluze ose këmisha të holla me mëngë të gjata.
Siç thamë më lart ngjyrat janë shumë të rëndësishme. Ngjyrat e lehta e të zbardhura nuk na sigurojnë shumë mbrojtje. Në vend të një bluze të bardhë mund të veshim një bluzë blu ose jeshile të errët të cilat janë shumë herë më mbrojtëse se e bardha.