Tuesday, November 22, 2016

Si të bëjmë vetë pomadë për kallot

 Material nga Bimë Mjekësore


Kallot janë një problem që na prekin pothuajse të gjithëve.
Këpucë të parehatshme apo pak cilësore, lodhje, sforcim dhe endje gjithë ditën, pothuajse askush nuk shpëton prej tyre. Kur ato bëhen konstante e të pandara, sigurisht që sjellin shumë bezdi e pakënaqësi.

Ja një mënyrë si të përgatisim pomadë natyrale vetëm me 3 përbërës.
   
Receta:

3 lugë çaji me kurkumë pluhur (blije këtu)
3 lugë çaji me vaj të farave të Sinapit ose vaj mustarde siç njihet ndryshe (blije këtu)
1/3 gjethe të Aloe Veras (të freskët, të prerë direkt nga bima).


Në foto kemi vaj sinapi të Firmës Prodhuese ''Arbëria'' (cilësi e parë), kurkumë pluhur dhe gjethe të Aloe Veras të prerë direkt nga një bimë e madhe Aloe.

Të tre përbërësit i përziejmë mirë me një mikser derisa masa të lidhet e të bëhet kremoze. E ruajmë në një vazo të vogël qelqi me kapak dhe e aplikojmë pasi të kemi mbajtur këmbët 20 minuta në ujë me kripë epsom.

Gjethen e Aloes duhet ta qërojmë nga lëkura dhe të përdorim për pomadën, vetëm xhelin (tulin) e tij.


Kjo është lëkura e gjethes së Aloes. Mos e hidhni pa e shfrytëzuar edhe atë. Bëijini një masazh fytyrës me pjesën e brendshme derisa ajo të thahet plotësisht. Pas disa minutash shpëlajeni fytyrën me ujë të bollshëm.


Ndërkohë për të lehtësuar problemin e kallove ju mund të lyeni këmbët me vaj Sinapi çdo natë dhe t'i shpëlani para se të flini.

 Në foto vaj sinapi prodhuar nga Firma ''Arbëria''. Ky vaj është cilësi e Parë e papërpunaur. Nuk përmban konservantë apo lëndë të tjera kimike. I freskët dhe 100% Natyral ky është një produkt super kurativ. E gjeni në dyqanin Bimë Mjekësore.

Këto mënyra do të jenë shumë ndihmëse dhe efektive.

Provojini dhe na shkruani :)




Monday, November 7, 2016

Propolisi - Sa e njihni?



Propolisi

Material nga:
Bimë Mjekësore

Përshkrimi: Forma e tij origjinale është në gjendje të ngurtë dhe pak ngjitës. Karakterizohet edhe nga një aromë shumë e fortë. Ai përpunohet dhe kthehet në gjëndje të lëngshme për përdorim më të lehtë.
Forma e papërpunuar e propolisit.
Kjo substancë rrëshinore është përdorur si antiseptik që në kohën e Aristotelit rreth viteve 350 p.e.s. Grekët e lashtë e kanë përdorur për të kuruar ulçerat e ndryshme, çistet, blisterat etj. Asirianët e kanë përdorur për të kuruar plagët dhe tumoret, Egjiptianët për mumifikim. Ende sot përdoret gjerësisht si në mjekësinë konvencionale, fitoterapi, etj.


Burimi i tij janë bletët: ato e mbledhin rrëshirën nga plagët dhe zonat e dëmtuara të pemëve në periudhën kur nuk ka nektar dhe polen. Ato e përpunojnë dhe veshin me këtë rrëshirë muret e brendshme të folesë së tyre për ta mbrojtur nga dëmtuesit dhe parazitët e ndryshëm (bakteret, kërpudhat, etj).

Vetitë antiseptike:
Propolisi përmban rreth 165 elemente kimike natyrale. Gjendet në sasi të vogla edhe në mjaltë, dhe është i vështirë për t`u grumbulluar dhe i kushtueshëm. Vetitë e tij, kanë qenë subjekt i shumë publikimeve, të cilat derivojnë nga flovonoidet që ai përmban. Këto komponime e ndihmojnë trupin të luftojë kundër një sërë infeksionesh (bakteriale, virale, mykotike). Ai është një antibiotik i fuqishëm i cili nuk i mbart efektet negative të ilaçeve të zakonshme farmaceutike dhe mikrobet nuk mund të fitojnë imunitet ndaj tij (siç ndodh për shembull me antibiotikët të cilët nëse përdoren për një kohë të gjatë nuk bëjnë më efekt pasi bakteriet bëhen imune ndaj tyre). Falë të gjitha vetive të tij të njohura dhe të panjohura ende sot, ai përdoret në mënyrë shumë efikase kundër infeksioneve të ndryshme të traktit respirator, si edhe për të forcuar mbrojtjen imunitare në tërësi.
Përdoret kundër tuberkulozit dhe infeksioneve të tjera të shkaktuara nga baktere, viruse (si p.sh. rrufa, H1N1, gripi, ftohja, viroza të ndryshme). Kundër mykut dhe protozoarëve. Kundër kancerit të hundës dhe fytit, problemeve gastro intestinale duke përfshirë Helikobakter pilorin. Përdoret edhe si agjent anti-inflamator dhe antioksidant. Përdoret gjithashtu edhe direkt në plagë, për shpëlarje goje në raste ndërhyrjesh kirurgjikale, ose për trajtimin e djegieve të lehta.

Propolis në formën origjinale (i ngurtë) dhe propolis i përpunuar në gjendje të lëngshme. 




Propolis të përpunuar (në gjendje të lëngshme) gjeni në dyqanin Bimë Mjekësore mundësuar nga Firma Arbëria.


Ju mirëpresim!





Acid refluks ose Gerd




Material nga: Bimë Mjekësore



 

Shkaktohet si pasojë e dobësimit të sfinkterit që lidh stomakun me ezofagun. Kjo valvul hapet për ta lejuar ushqimin të hyjë në stomak e më pas rikthehet në pozicionin fillestar. Në rastin e refluksit, valvula ka humbur forcën e saj për t`u rimbyllur duke bërë të mundur që acidet gastrike të rikthehen në ezofag. Për pasojë personi ndjen djegie si edhe shumë simptoma të tjera. Përmbajtja e lëngshme e stomakut rikthehet lart në esofag. Nëse kjo gjë ju përsëritet më shumë se dy herë në javë, atëherë ju vuani nga refluksi.

Shkaku:

Disa nga shkaktarët më të zakonshëm janë konsumimi i kafes, ushqimeve shumë të yndyrshme, pikante, ushqimeve të skuqura, pirja në sasi të mëdha të çajit, alkooli, etj. Njerëzit agresiv ose hiperaktiv janë më të prirur se të tjerët. Faktorë të tjerë janë puna me orë të zgjatura sidomos gjatë natës, ngrënia në orare të papërshtatshme dhe e çrregullt, pijet alkoolike dhe ato të gazuara. Marrja në doza të larta të antibiotikëve ose e qetësuesve të ndryshëm gjithashtu ndikojnë negativisht.

Simptomat:

-Djegie e cila ngjitet lart në gypin e ezofagut, ndjesi e cila shfaqet poshtë manubrium sterni.
-Rikthim i përmbajtjes gastrike në gojë
-Gëlltitje e vështirë ose e shoqëruar me dhimbje
-Dhimbje kraharori
Disa mund të përjetojnë shqetësime pulmonare të tilla si asëm, kollitje, inflamacion të kordave vokale shoqëruar me ngjirje, gulçim, etj.

Këshilla në lidhje me regjimin ushqimor dhe mënyrën e jetesës:

-Shmangni çajrat, kafen, pijet e gazuara dhe ato alkoolike
-shmangni ushqimet e përpunuara dhe ato të fermentuara
-shmangni përdorimin e hudhrës, xhinxhërit, qepës, domateve dhe uthullës në gatime
-shmangni salcat e forta si dhe ushqimet e tharta, të kripura dhe ato pikante.
-gjiza duhet të shmanget në mënyrë strikte
-vaktet të konsumohen në ambjent të qetë dhe shlodhës dhe në intervale të rregullta.

Receta:

            Përgatisni një përzierje me sasi të barabarta të:
Kopër, rrënjë likuiricja, gjethe borziloku dhe fara koriandri të gjitha pudër. Të merret nga një lugë çaji nga kjo përzierje bashkë me një lugë çaji sheqer të kuq 15 min para drekës dhe darkës.
            Përzieni sasi të barabarta të sheqerit të parafinuar, koprës dhe kardamon i gjelbër, të gjitha në pluhur. Shtoni një lugë çaji nga kjo përzierje me një gotë qumësht të ftohtë dhe konsumojeni sa herë ju përsëritet refluksi.