Wednesday, May 20, 2015

Summer Season - Sezoni Veror


Vizitoni faqen tonë Zyrtare: Bimë Mjekësore

Kremi Amigdal New. Formulë autentike nga ''Arbëria''.
Mbrojtës për sezonin veror. Ky krem mbron nga njollat kafe të lëkurës dhe qukat. Nëse e aplikoni që në mëngjes 20 minuta para se të dilni nga shtëpia, do të jeni të mbrojtura nga rrezet Uva & Uvb. Kremi përdoret për fytyrën, zonën e syve dhe dekoltenë. Ka cilësi super ushqyese, rigjeneruese, mbrojtëse dhe hidratuese. 
Me 35% mbrojtje diellore.

35 gramë - 35 mijë lekë (të vjetra).


Vetëm me Porosi Individuale sipas nevojave të lëkurës dhe moshës suaj. 


BuZbutës 100% Natyral. Formulë autentike nga ''Arbëria''.


Ky balsam mbrojtës dhe kurativ mund të përdoret nga të gjitha moshat. Mbron lëkurën e hollë të buzëve nga rrezet e dëmshme Uva & Uvb sidomos gjatë orëve të paradites dhe në plazh kur nxhetësia arrin kulmin. Ka konsistencë të qëndrueshme dhe është praktike. Mund të mbahet kudo me vete falë paketimit në format të vogël. 



Kushton vetëm 350 lekë të reja.



Kujdesi për PLAZH (fytyrë, flokë, trup) - Për fëmijë & të rritur. 

1. Paketimi nr 1. Mbrojtje Natyrale për të gjithë familjen. Me 30% mbrojtje ndaj rrezeve Uva & Uvb. Duhet përdorur në 3 ditët e para të ekpozimit në diell. Këshilla jonë është që pavarësisht aplikimit të vajit mbrojtës, eskpozohuni në mënyrë të moderurar, të kujdesshme të kufizuar. Qëndroni në diell me kohëzgjatje të shkurtra. Aplikojeni vajin sa herë që dilni nga deti. Shmangni ekspozimin në orët më të rrezikshme 11:00-16:00. Sasia 100 ml - 13 mijë lekë të vjetra.


Paketimi nr 2. Vaji për nxirje intensive. Me 15% mbrojtje ndaj rrezeve Uva & Uvb. Ky vaj aplikohet pasi lëkura ka marrë mbrojtjen e duhur 3 ditët e para. Pas kësaj mbrojtjeje ajo është e gatshme të marri ngjyrë pa pësuar djegie apo skuqje. Sasia 100 ml - 8 mijë lekë të vjetra.

Të dyja Produktet janë në paketim shumë praktik, me shishe spray të cila mund të mbahen me vete në çantën e plazhit dhe të përdoren në çdo kohë.

Të këshillueshme për fytyrën, trupin, madje edhe për flokët. Përbërja e tyre është 100% Natyrale. Ato e ndihmojnë lëkurën e fytyrës dhe trupit të prodhojnë melaninën dhe Vitaminën D. 



Krem 100% Natyral me vaj Karrote - Formulë Autentike nga ''Arbëria''.
 

Kremërat tanë përbëhen vetëm nga lëndë të para bletarie dhe lëndë të para Bimore (të freskëta, të papërpunuara dhe pa konservantë apo kimikate).

Duke qenë 100% Natyrale dhe multifunskionale ato mund të përdoren për pjesën e fytyrës, zonën e syve dhe dekoltesë. (Pra nuk keni nevojë të merrni një krem veç për sytë dhe një krem tjetër veç për fytyrën pasi i keni të dyja në një).

Theksoj që të gjithë Kremërat që përgatiten tek ne, nuk përdoren vetëm në rast se keni probleme. Fare mirë ato mund të përdoren për mirëmbajtje, hidratim dhe ushqyerje të vazhdueshme të lëkurës, kështu bëni parandalinim e plakjes së saj.
Ato përgatiten vetëm me porosi individuale, në bazë të kërkesave dhe nevojave të lëkurës së secilit.

Kremi me vaj Karrote kuhsotn 60 mijë lekë të vjetra. Përmban 40% mbrojtje Uva & Uvb. 


Duke ofruar më të mirën për ju, ju urojmë një verë të lumtur e të gëzueshme 
:)

ADRESA:

Tiranë -
 Bimë Mjekësore  - 30 metra mbi Qendrën Stefan (mbi Pazarin e ri) përballë me Eurodenta. Nga e HËNA - SHTUNËN. Orari: 12:00 - 19:00.


Friday, May 8, 2015

Antidjersë 100% Natyrale

Antidjersë 100% Natyrale.

Jo toksike, e freskët, super efikase.

Ta përgastisësh vetë është dhjetëfish kënaqësi.
Foto 1. 

RECETA:

6 lugë gjelle me vaj kokosi 

4 lugë gjelle me niseshte 
4 lugë gjelle me sodë buke 
1 - 3 lugë kafeje me vaj esencial sherebele, rozmarine, livandoje ose menteje (sipas mundësisë). 

I përzien mirë të gjitha bashkë, e ruan në një enë të vogël me kapak.

Foto 2. Kjo është mënyra më praktike për stinën e nxehtë (me roll on). Mund ta mbani në çantë kudo me vete.

KËSHILLË E DOMOSDOSHME! Duhet të përdoret pas dushit të përditshëm, 20 minuta para se të visheni. Më të këshillueshmet për gjatë ditës, janë veshjet e pambukta pasi janë më higjenike, më mbrojtëse dhe më të rehatshme. 

Foto 3. Kjo mënyrë është më e përshtatshme për stinën e ftohtë të dimrit kur sapuni antidjersë mund të qëndrojë i ngrirë.

Kjo antidjersë është e sigurt edhe nëse vishni mëndafsh apo materiale të tjera.

Friday, May 1, 2015

Sekret i lashtë Tibetian - Recetë Kolagjeni

Përzgjedhur dhe përgatitur nga Bimë Mjekësore

Ne gjithmonë kemi pasur kënaqësinë të sjellim informacione të veçanta, të panjohura e të padëgjuara më parë, për t'ju ardhur në ndihmë të gjithëve.

Receta nga Lashtësia nga ku burojnë të gjitha Sekretet për mirëmbajtjen e shëndetit dhe bukurisë janë shkruar në libra dhe përcjellë në breza. Rituale nga më të ndryshmet të praktikuara në shekuj, kanë rezultuar shumë herë më efikase dhe bindëse se metodat moderne. Sepse në zemër të tyre qëndron vetëm NATYRA!

(Ancient Secrets)

Këtë herë do të sjellim një recetë nga vendet e Tibetit. Këtë recetë mijëravjeçare mund ta bëjmë të gjithë në shtëpitë tona, mjafton ta dimë që ekziston. Pa u zgjatur më shumë po vazhdojmë me informacionin.

KOLAGJENI

Kolagjeni gjendet në kockat tona, tek kyçet, lëkura, flokët, thonjtë dhe kudo ndërmjet këtyre që përmendëm. Kolagjeni është një lloj proteine e cila lidh indet e lëkurës, pra e mban atë elastike dhe të re. Epiderma dhe derma janë plot me kolagjen. Kolagjeni gjendet në të gjithë trupin tonë dhe shërben gjithashtu për të mbajtur të gjitha qelizat të lidhura me njëra-tjetrën, në të gjitha organet, gjëndrat, kockat, truri, gjithashtu tek mëlçia dhe mushkritë.
15% e trupit tonë është vetëm kolagjen! Pa kolagjenin ne nuk do të jetonim, do shpërbëheshim.
Por me kalimin e moshës dhe viteve prodhimi i kolagjenit nga vetë organizmi, bie. Një tufë me probleme na vijnë nga rënia e prodhimit të kolagjenit duke filluar që nga dhimbja e gjymtyrëve, kockave, kyçeve, varje dhe rudhosje e lëkurës, celulit, strija (smaliatura) etj.
Kolagjeni në formë tabletash sinetetike nuk është i efektshëm. Në pjesën më të madhe ato nuk absorbohen nga organizmi duke u akumuluar në mëlçi e duke u kthyer në lëndë toksike. Po ashtu edhe kolagjeni kozmetik, nëse aplikohet në lëkurë nuk përthithet nga shtresat e thella të saj duke mbetur kështu vetëm në sipërfaqe. Pra metodat moderne janë automatikisht të pasuksesshme, thjesht komercializëm, fitim.

Mënyra më e mirë për të zëvendësuar kolagjenin e humbur është USHQIMI!


Të zëvendësosh Kolagjenin me këtë SUPER- USHQIM

Xhelatinë kockash

Përbërësit kyç janë kockat e kafshëve.
Kocka pule (koka, qafa dhe këmbët), kocka viçi (mundësisht pjesët që përmbajnë më shumë palcë), kocka derri (konkretisht pjesa e këmbëve / thundrave) ose kocka / qingji. Është shumë e rëndësishme të jenë kryesisht pjesët e kyçeve.

Përbërësit kryesorë të kësaj recete janë kockat e kafshëve dhe uji, të tjerat janë plotësuese:

1 kg kocka pule - pjesa e kokës dhe këmbëve (ose kocka qingji, viçi apo derri siç thamë më lart).
1-1/2 qepë të qëruara dhe të prera në copa jo shumë të vogla.
3-4 karrota të qëruara
2 selino
Pakëz kripë deti
Pak piper i zi kokërr
2 lugë gjelle uthull molle duhen për kockat e pulës, ¼ filxhan kafeje me uthull molle për kockat e viçit. 2 filxhan kafeje me uthull molle për kockat e derrit. Uthulla e mollës nidhmon për të shkëputur kripërat minerale nga kockat. Uthulla duhet shtuar patjetër në mënyrë që të gjitha mineralet që përmbajnë kockat e kafshëve të çlirohen / zbërthehen gjatë gatimit. 

Për këtë recetë na duhet një tenxhere e madhe e thellë, dhe një kullesë.

Përgatitja:

Vendosni kockat në tenxhere.
Shtoni karrotat, qepën, selinonë, kripën, piperin. Më pas shtoni mjaftueshëm ujë të pastër (jo ujë çesme) derisa të mbulohen të gjitha. Shtoni edhe uthullën e mollës sipas sasisë që kemi shkruar më lart në varësi pra të kockave që do të zgjidhni. Lëreni të qëndrojë kështu për 30 minuta. Më pas vendoseni në sobë, në zjarr shumë të avashtë, sipas udhëzimit në vijim:

Për kockat e pulës 8 - 24 orë
Për kockat e viçit 8 - 72 orë
Për kockat (këmbët e derrit) 8 - 24 orë.

Gjatë kohës që kockat ziejnë (shumë ngadalë, nuk duhet të valojnë vrullshëm) disa njerëz i ndërrojnë perimet dy-tre herë për të rifreskuar shijen. Pra hiqen perimet e para, dhe shtohet një sasi e re e tyre. Kjo bëhet për ta pasuruar sa më shumë shijen e xhelatinës që do të përgatisim. Gjithashtu shtoni ujë vazhdimisht pasi kuptohet qo do të avullojë here pas here, por kujdes mos shtoni shumë ujë pasi masa që na duhet neve duhet të bëhet xhelatinoze. Sa më xhelatinoze aq më e pasur me vlera. Por sigurisht që ne nuk do të rrimë 24 orë pa gjumë, por do ta ndërpresim zierjen e tyre për ta vazhduar të nesërmen. Mjafton të përmushen orët e duhura për zierjen sipas udhëzimit të secilit lloj të kockave. Shkumën që do të dali në sipërfaqe gjatë zierjes hiqeni vazhdimisht. Zierja duhet të ketë mbaruar plotësisht në momentin që kockat janë bërë aq të buta sa mund të shpohen me pirun.

Mund ta ruani në kavanoz qelqi të mbyllur mirë ose në kuba akulli tek ngrirja në frigorifer.


Si ta përdorim?
Mund ta përdorim fare mirë në supëra çdo ditë, si edhe në çaj nëse do t'ju pëlqejë shija.


Çfarë vlerash ka kjo xhelatinë?

Vlerat e saj bio-aktive janë të panumërta. Është një burim i përsosur Mineralesh (kalcium, fosfor, magnez dhe potas) si edhe Amino Acide (glicin dhe prolin) të gjitha shumë lehtë të përthithshme nga organizmi ynë. Burim Kolagjeni dhe Indi kërcor. Kjo xhelatinë përmban gjithashtu sulfat dhe glukozamin, përbërës këta që shiten si suplemente për të qetësuar dhimbjet e artritit dhe reumatizmës.
Si përfundim, xhelatina e kockave përmban KOLAGJEN për të cilën ne kemi një nevojë jetësore dhe Acid
Hyaluronic.
Forcimi i kockave, kyçeve dhe gjymtyrëve do të vijë pas disa javë përdorimi të vazhdueshëm.


Cilat janë përfitimet e konsumimit të kësaj xhelatine kockash?

Prolina dhe Glicina janë të rëndësishme për pjesën e tretjes, riparimin e muskujve dhe rritjen, si edhe për balancim të sistemit nervor, por edhe për imunitet të qëndrueshëm. Forcimi i kockave dhe gjymtyrëve do të vijë pas disa javë përdorimi të vazhdueshëm. Për rreth 4 – 6 javë do të ndiheni më të rinj. Flokë më vitalë e të bukur, lëkurë më të shndritshme, kocka dhe thonj më të fortë.


Pak më shumë detaje për Amino Acidet:

Prolina:
Një lëndë kimike e rëndësishme të cilin trupi e përdor për të prodhuar kolagjenin. Prolina e ndihmon trupin të shpërbëjë / shndërrojë proteinat në kolagjen e cila gjithashtu përmirëson elasticitetin e lëkurës. Shpesh rekomandohet edhe për mirëmbajtjen e arterieve të zemrës.

Glicina:
E nevojshme për unifikimin e ADN-së dhe për mirëfunksionimin e sistemit tretës. I rëndësishëm për prodhimin e glutathione – antioksidanti që parandalon dëmtimin e komponentëve qelizorë të cilat shkatërrohen nga radikalet e lira, metalet, toksinat. Balancues i nivelit të sheqerit në gjak dhe tretjes. Glicina përmirëson dhe riparon muskujt duke rritur nivelet e kreatinës.

Arginina: Ndihmëse për funksion sa më të mirë të veshkave por edhe të arterieve të zemrës. Më shumë po studjohet për rëndësinë e saj.


Pak më shumë detaje për Mineralet:

Të gjitha Mineralet që gjenden në kockat e kafshëve (përveç fluoridit) quhen makro – minerale të cilat janë esenciale / rrënjësore për ushqyerjen e duhur të cilat neve na nevojiten në sasi më të mëdha se 100 mg për çdo ditë. I vetmi makro-mineral që mungon tek kockat është chlorine. Mineralet kanë role të panumërta në organizmin tone përtej mirëmbajtjes së kockave. Kalciumi është minerali më i bollshëm në trupin tonë dhe po ashtu minerali më i bollshëm në përbërjen e kockës. 65% e masës minerale kockore përbëhet nga kalciumi dhe fosfori – 2 mineralet kryesore nga të cilat përbëhen edhe dhëmbët

Prania e Kalciumit ndihmon në përmirësimin e disa problemeve shëndetësore si:

Dhimbje dhe infiamacione
Ngërçe
Dhimbje / dobësim muskular
Depresion
Ankth
Pagjumësi
Irritime nervore
Hipertension
Kolesterol i lartë
Alergji
Dobësim të thonjve e flokëve
Peridontiti dhe kavitetet
Artrit
Ostoporozë etj,.

Po tek dhëmbët si ndikon kjo xhelatinë?

Mekanizmi që trupi përdor për rimineralizimin e dhëmbëve është prodhimi i pështymës.  Sapo organizmi të jetë pasuruar me mineralet e duhura, edhe pështyma do të ketë mineralet e duhura që të bashkëveprojë me smaltin për të rimineralizuar dhëmbët. Kjo xhaletinë kockash siguron mineralet dhe kombinimet e duhura për ti bërë ato sa më të efektshme për organizmin.

Sipas mjekësisë Alternative Kineze, xhelatina kockore ushqen / mirëmban veshkat dhe mbështet energjinë tonë vitale Ki (Chi) dhe shton rruazat e kuqe në gjak, duke kuruar kështu aneminë.

Provojeni këtë recetë që përzgjodhëm për ju, dhe na shkruani përshtypjet tuaja pas të paktën 2 muaj përdorimi.