Monday, January 26, 2015

Vetë-masazhi. Self massage

      Vetëmasazhi sipas teknikave kineze. 

      Përkthyer dhe përgatitur nga: Eneada Stavri

 

Për të vizituar faqen tonë Zyrtare klikoni direkt: Bimë Mjekësore

  
    1) Pika e akupunturës “Dan Zhong” = Në mes të kraharorit

Emri në gjuhën kineze: Dan Zhong
Emri në anglisht: Chest Center

Qarkullimi i gjakut i sistemit kardiovaskular përqendrohet në këtë pikë. Më të ndjeshëm janë personat e prekur nga sëmundjet e zemrës të cilët do ndjejnë dhembje dhe bllokim në këtë zonë. Teoria e mjekësisë kineze thotë se kjo pikë lidhet ngushtë me humorin dhe ndjenjat tona. Në gjuhën kineze ky veprim bëhet për të lehtësuar tensionin shpirtëror dhe për të zhbllokuar energjinë jetësore “chi” në kraharor, kjo sipas teorisë Taoiste. Për këtë, çdo ditë, mund të bëhen 30-50 goditja të lehta.



                                                       2) Pika e akupunturës “Yong Quan” = Meridiani i veshkave

Emri në gjuhën kineze: Yongquan

Emri në anglisht: Gushing Spring 




Në dimër jo pak persona kanë problemin e këmbëve të ftohta gjë e cila shpjegohet me qarkullimin jo të mirë të gjakut në pjesët që ndodhen larg zemrës. Kjo gjë bëhet shkak edhe për pagjumësinë. Pika Yong Quan ndodhet në mesin e këmbës, siç tregohet në figurën 1 dhe quhet ndryshe pika e meridianit të veshkës. Masazhi në këtë pikë mund të nxiti qarkullimin e gjakut, qendrueshmërinë emocionale, rregullojë ritmin e rrahjeve të zemrës, etj. gjithashtu mund të aktivizojë funksionet e lidhura me veshkën, duke mbajtur energjinë jetësore në këtë organ dhe duke u sjellë ngrohtësi këmbëve. Përveç këtyre të mirave, masazhi në këtë pikë mund të forcojë lidhjet mes dy organeve shumë të rendësishme siç janë zemra dhe veshka, dhe të vonojnë plakjen e trupit.

Fillimisht është e nevojshme që këmbët të mbahen rreth 20 minuta në ujë të ngrohtë para se të fillohet masazhi i cili bëhet në këtë mënyrë: Qëndrojmë ulur dhe vendosim këmbën që do masazhojmë (p.sh. të djathtën) sipër gjurit të këmbës së majtë. Me pëllëmbën e majtë fërkoni dhe shtypni, jo fort, pikën Yong Quan të këmbës së djathtë.

3)  Pikat e akupunturës dhe refleksologjisë në pëllëmbët dhe gishtat e duarve


      Mjekët kinezë sugjerojnë masazhe të shpeshta te këto pika për të forcuar shëndetin, pasi këto pika janë të lidhura me organet e trupit dhe sëmundjet që mund t’i prekin ato (fotoja më lart).

P.sh. dora e djathtë lidhet me mëlçinë, zorrën e hollë, stomakun, tiroidet, ndërsa  dora e majtë lidhet me trurin, veshkat, shtyllën kurrizore, etj. Duke bërë masazh në pikat që tregohen në figurë do kemi lehtësim në ato zona. Është shumë i vlefshëm për personat që kanë artrit apo ata që punojnë me orar të zgjatur në kompjuter. Largon dhembjen, përmirëson qarkullimin, eviton acarimin e nervave, harmonizon lëvizjen e duarve. Masazhi bëhet kështu: Vendosni kremin apo vajin tuaj të preferuar dhe bëjmë lëvizje me nga pëllëmba deri te gishtat, fillimisht lehtë e më pas duke ushtruar pak presion. Pastaj bëjmë lëvizje rrethore me gishtat e mëdhenj mbi kurrizin e dorës, lehtë dhe më pas pak me forcë. Kalojmë te pëllëmba, duke vendosur mollëzat e gishtit të madh në mes të saj, duke ushtruar pak presion për 5 sekonda. Pastaj vazhdohet me gishtat.


Masazhi te gishtat aktivizon dhe rregullon funksionet tretëse, qarkulluese, të frymëmarrjes dhe nervore. Gishtat janë të lidhur si me organe të trupit ashtu edhe me gjendje emocionale.   P.sh. gishtat e mëdhenj kanë lidhje me stomakun dhe krahun, shqetësimin dhe emocionin. I korrespondon elementit tokë. Gishti tregues lidhet me zorrën e trashë dhe mushkëritë. Ka lidhje me depresionin, trishtimin dhe mërzitjen. I korrespondon elementit mendor.  Gishti i mesit lidhet me zorrën e hollë, sistemin e frymëmarrjes dhe të qarkullimit të gjakut si edhe me zemrën. Lidhet me emocionet si impulsiviteti dhe padurimi. I korrespondon elementit zjarr. Gishti i katërt lidhet me tëmthin, sistemin nervor dhe mëlçinë; emocioni që dominon është inati. I korrespondon elementit të drurit.  Gishti i vogël lidhet me veshkat dhe frikën. I korrespondon elementit ujë.

Masazhi te gishtat bëhet si më poshtë: Fillohet masazhi te mollëzat e gishtit me ndihmën e gishtit tregues dhe të madh të dorës tjetër. Kapet si pinca me këta dy gishta dhe bëhen lëvizje rrethore pa i shkëputur gishtat, por duke uhstruar presion. Përfundohet çdo gisht deri te baza e tij, lidhja me pëllëmbën. Është një masazh që mund të bëni kurdo dhe kudo.