Tuesday, March 31, 2015

Si të bëjmë qumësht Kokosi

Për më shumë këshilla vizitoni faqen tonë Zyrtare: Bimë Mjekësore

Natyra na ofron një tërësi zgjedhjesh dhe shumëllojshmërie. Në fakt, na ofron aq shumë sa ne nuk kemi nevojë të zgjasim duart e të blejmë ushqime të gatshme të cilat në pjesën dërrmuese, janë më shumë të dëmshme se të dobishme.

Kësaj radhe do të mësojmë qumështin e Kokosit. 
Ofrojani këtë mundësi vetes dhe fëmijëve jo vetëm për vlerat kurative dhe ushqyese por edhe për shijen ekzotike. 

Na merr vetëm 5 minuta kohë.

Mënyra 1. 


Merrni një arrë kokosi të freskët (gjendet në supermarkete shqiptare).
Duhet pak forcë për ta bërë në copa të vogla por si fillim ndajeni përgjysëm me një sopatë. Pasi ta keni ndarë përgjysëm bëjeni në copa të vogla. Hiqni lëvoren, dhe copat e kokosit (tulin) hidheni në blender.
Shtoni ujë në varësi të intensitetit të shijes që preferoni (1-4 filxhanë çaji me ujë).



Përziejeni mirë blenderin derisa uji të bëhet i bardhë. Në fund kullojeni me një napë dhe ja ku është gati për t'u shijuar.



Mënyra 2. 



Mënyra e dytë është me pluhur Kokosi. Një filxhan çaji me pluhur kokosi hidheni në blender. Shtoni 1-4 filxhan çaji me ujë dhe veproni si në mëynrën e parë. Kullojeni dhe është gati. :) 
Vlerat janë të panumërta.
Ne i kemi shpjeguar të gjitha tek Vaji i Kokosit. Idealja është që në mëngjes të pini një gotë me qumësht Kokosi, Bajamesh apo Tërshëre, ose të përgatisni Smoothie.

Siguron kocka dhe dhëmbë të fortë për fëmijët dhe të rriturit.
Shpejton metabolizmin.
Redukton kg e tepërta.
Ul Kolesterolin.



Në postimet e ardhshme do t'ju mësojmë si të bëni shampo me qumësht Kokosi, si edhe receta të shumta për trajtime estetike & bukurie.  

Mirëpresim komentet & përshtypjet tuaja :)


Friday, March 27, 2015

Si të bëjmë qumësht tërshëre

Për më shumë këshilla vizitoni Faqen tonë Zyrtare:  Bimë Mjekësore 

Pasi kemi mësuar dy lloje qumështi të mrekullueshme (atë të bajameve të ëmbla dhe lajthive), do të mësojmë edhe qumështin e tërshërës.

Ushqeni nervat me qumësht tërshëre - Tërshëra ka një ndikim të thellë në qetësimin nervor.
Është i preferuar nga shumë persona kur ndihen poshtë dhe kanë nevojë për një ushqyes të fuqishëm. Tërshëra është një nga bimët (drithërat) më të mira për sistemin nervor pasi është e pajisur me të gjithë përbërësit organikë të nevojshëm, që nga Vitamina B deri tek Kalciumi dhe Magnezi të cilat forcojnë dhe ushqejnë nervat e lodhura dhe të dobësuara. Farat e tërshërës gjithashtu shtojnë libidon, rregullojnë sistemin hormonal, luftojnë ankthin, stresin dhe konstipacionin.

Ja vlen sepse nuk përmban shumë yndyrë, nuk përmban kolesterol, i pasur me Kalcium & Magnez, përmban 2 herë më shumë Vitaminë A se qumështi i lopës. Pra gjithsej përmban 10 Minerale dhe 15 lloje Vitaminash.

Përbërësit
1 filxhan (çaji) me tërshërë
3 ose 4  filxhanë (çaji) me ujë të pastër
Mjaltë dhe kanellë (sipas dëshirës).

Hapi 1. Zhyteni tërshërën në ujë për 2 orë (mund t'i lini edhe gjithë natën).


Hapi 2. Pasi të jenë zbutur mirë farat e tërshërës, hiqini nga uji dhe shpëlajini (është e rëndësishme t'i shpëlani).

Hapi 3. Pasi t'i keni shplarë hidhini në blender bashkë me 3 filxhanë (çaji) me ujë. Por kjo mund të jetë edhe sipas dëshirës suaj pasi sa më pak ujë të shtoni aq më kremoz del qumështi, sa më shumë ujë aq më i hollë. Lëreni blenderin për 10 sekonda.


Hapi 4. Pasi të shihni që uji është bërë plotësisht i bardhë, kullojeni me një napë dhe qumështi është gati.


Mund ta ëmbëlsoni me mjaltë dhe kanellë, ose mund të shtoni pak kripë himalajane (varet nga shija dhe preferenca juaj).


Shijojeni :)


   

Thursday, March 26, 2015

Përdorimet kryesore te Vajit te Kokosit

Vaj Kokosi i papërpunuar. Prodhim javor nga Firma ''Arbëria''.



Pa asnjë konservant, e gjeni tek  Bimë Mjekësore


1.      Çliron stresin. Duke bere nje masazh te lehte tek temthat dhe koka ne forme rrethore, çlodh trurin dhe ul gjendjen e stresit.

2.      Permireson tretjen. Yndyrnat e pangopura te ketij vaji, kane cilesi  anti-bakteriale te cilat ndihmojne stomakun dhe zorret te mbrohen nga parazitet e kerpudhat, te cilat shaktojne tretje te ngadalte dhe problem te tjera. Ky vaj e ndihmon organizmin te perfitoje me mire edhe vitaminat/amoniacidet/mineralet  e ushqimeve te tjera duke ju bere me te shendetshem

3.      Fitness. Duke qene se pershpejton metabolizmin, rregullon funksionin e tiroides, dhe ngre nivelin e energjive, ndihmon ata qe merren me fitness edhe per shtimin e muskujve.

4.      Gjakosja e  hundeve. Ky vaj parandalon kete fenomen, kur shkaktohet nga te ftohtet ekstrem. Kjo shaktohet kur pjesa e brendshme e hundes thahet se tepermi. Ju thjesht duhet te lyeni pjesen e brendshme te hundes me vaj kokosi duke ndihmuar me gishta. Po ta beni mire kete gje, do te forcohen kapilaret  dhe do  te ndihmoje  ne parandalimin e ketij fenomeni.

5.      Per nenat qe ushqejne femijet me qumesht gjiri. Te konsumohen 3 luge e gjys gjelle ne dite do te ndihmoje ne shtimin e qumeshtit.

6.      Ndihmon per renie nga pesha.

7.      Ndihmon per te stabilizuar nivelin e sheqerit ne gjak.

Lidhur me Lekuren dhe Shendetin kuron:
            8. Ekzemen
            9.      Kerpudhat10. Ac.arime, skuqje.
11. Hemorroide.
12. Menstruacione te veshtira.
13. Migrenen, me perdorim te shpeshte e te vazhdueshem.
14. Parazite,mikrobe, viruse.
15. Permireson gjendjen e tiroides.
16. Jep super energji.
17. Ndihmon lekuren e thate te permiresohet e gjallerohet.
18. Ndihmon ne pakesimin e refluksit nese merret rregullisht cdo vakt.
19. Nidhmon trupin te mos ndjeje lodhje.
20. Kuron Astmen edhe tek femijet.
21. Autizmin.
22. Nxit qarkullimin e gjakut (edhe per ata qe ndjejne te ftohte tere kohen).
23. Forcon sistemin imunitar.
24. Kthjellon mendjen.
25. Kuron Depresionin.
26. Djegie e carje lekure.
27. Kuron mykun tek kembet e atleteve.
28. Dhimbje shpine dhe muskujsh  (me masazh).
29. Akne.
30. Celulit.
31. Smaliatura.
32. Acarime gjenitale.

Higjena Personale:

 33. Zbutes/hidratant per lekuren. Thjesht merrni pak nga kutia dhe aplikojeni ne trup, fytyre dhe qafe.

34. Per pjesen e syve. Aplikojeni ne kete zone delikate qofte per te evituar qeskat poshte syve, rrathet, apo rudhat.

35. Per burrat para rrojes. Kjo do te ruaje lekuren nga demtimet  apo acarimet qe shkaktohen gjate rrojes.   

36. After-shave. E perdorur pas rrojes ajo jo vetem do qetesoje lekuren por edhe do e ushqeje dhe do e mbaje te bute.

37. Deodorant - Ky vaj mund te perdoret si deodorant (anti-djerse) dhe akoma me efektiv nese perdoret me puder ose sode buke.

38. Per Floket.  Si krem dhe ushqyes I thelle. Aplikojeni (nje luge vaji te tretur) ne gjatesin e flokut dhe rrenjet. Per nje efekt me te thelle aplikojeni direct ne skalp, masazhojeni me delikatese duke e perhapur deri ne fund. Mbeshtillini nje kapuc plastic dhe mund ti mbani edhe tere naten (sic beni edhe me vajin e Linit apo Vajine  Zi -nigella sativa).

39. Per floket-si xhel dhe anti elektrizim.  Pas larjes, Merrni pak nga vaji I ngurte, dhe aplikojeni tek floket, eshte perfekt per floke kacurrela, me onde, dhe te drejta, mbaj krehjen, eviton elektrizimin dhe efektin crespo.

40. Si paste Dhembesh.  Ka shume receta per kete, por perzierja e tij me sode buke eshte me e thjeshta.  Raporti eshte 3 luge gjelle vaj kokosi me 4 luge gjelle sode buke. E shkrin pak vajin dhe e perzien me soden dhe gati per perdorim.  Ne kete menyre do kesh me pak raste per te shkuar tek dentisti.

41. Per te pastruar make-up’in.  Perdorni nje pambuk te lyer me vaj kokosi dhe fshini make-up’in me shume kudjes pa e terhequr lekuren. Do te mrekulloheni nga efekti i tij. 

42. Per buzet. Lyeni pak buzet me te per hidratim dhe mbrojtje, permabn factor mbrojtes 4 ne ket emenyre do ju edhe pak nga dielli. (Suzami eshte vaji I cili ka me shume permbajtje SPF, lajthia ne vend te 2-te, dhe kokosi ne vend te 3-te). Nese I perzien te treja do te kesh nje efekt super mbrojtes dhe ushqyes qofte per floket apo lekuren.

43. Mund te perdoret ne plazh ne raste djegiesh, per t’u mbrojtur nga rrezet e demshme, dhe s’do t’ja dije per nxehtesine, mund ta mbani me vete kudo.

44. Per smaliaturat. Eshte perfekt per lekura te demtuara. Me masazhe te rregullta, do te ndihmoje ne permiresimin e lekures.

45. Per bebet. Nese femija juaj ka acarime lekure ky eshte ideal per ta qetesuar. Aplikoni direkt ne lekuren e tij cdo dite.

46. Skrab per trupin tuaj. Perzieni sheqer me vaj kokosi, nese deshironi mund te shtoni edhe nje vaj esencial. Aplikojeni ne tere trupin dhe pas dushit do te keni nje lekure super te bute.

47. Per sherim lekure. Nese keni djegie apo carje te lekures, aplikoni vaj koksi mbi te. Ajo do te krijoje nje shtrese kimike te holle mbrojtese  e cila do te mbroje plagen  nga pluhuri, bakteriet dhe viruset.  Ajo shpejton procesin e sherimit  dhe riparon indet e demtuara plus qe ka nje arome shume me te mire se ilacet farmaceutike. (Mbrojten dhe sherimin e plageve ne lekure e ben edhe Vaji i grurit te zi Nigella Sativa).

48. Probleme te lekures. Ndihmon ne sherimin e psoriazes, ekzemes, dermatitit.

49. Veshet e notarit. Perziej vaj hudhre me vaj kokosi dhe hidhni pak pika tek veshi, kjo vepron brenda nje ose dy ditesh.

50. Mbeshtet balancen kimike natyrale te lekures.

51. Zbut lekuren dhe ndihmon te qetesohen lekurat e thata e delikate.

52. Parandalon rudhat dhe probleme te tjera te moshes.

53. Siguron mbrojtje per lekuren nga rrezet e demshme Ultra Violet.

54. Ndihmon ne kontrollin e zbokthit.

55. Ndihmon ne rast skalpi te thate.

56. Nese gatuani me kete vaj ne temperatura te larta nuk ka asnje problem, i reziston çdo lloj temperature.

57. Nuk ka Efekte Anesore, Shijojeni me maksimum.


Për më shumë informacione Vizitoni faqen tonë Zyrtare Bimë Mjekësore.