Wednesday, March 1, 2017

Mielli i tërshërës - Vlerat dhe përdorimet e tij

Material i përgatitur nga ''Arbëria''


Tërshëra - Dobitë dhe përdorimet 

Avena sativa. L  -  Ilustrim i plotë 


Tërshëra është një lloj drithi i cili ngjan shumë me grurin. Në treg ajo mund të gjendet e plotë (kokërr) ose e shtypur. Kohët e fundit ka gjetur përdorim të gjerë edhe mielli i tërshërës në përgatitjen e bukës, biskotave, kekëve, etj.

Dobitë shëndetësore që sjell konsumimi i përditshëm i miellit të tërshërës:

- Ul nivelet e larta të kolesterolit
- Përmban anti-oksidantë të fuqishëm të cilët parandalojnë sëmundjet kardiovaskolare.
- Nëse konsumohet në mëngjes, parandalon rezikun e infarktit në moshë madhore.
- Rrit dhe stabilizon imunitetin
- Balancon nivelet e sheqerit në gjak.
- Ul rrezikun për diabetin e tipit 2
- Parandalon kancerin e gjirit.
- Ndihmon rënien nga pesha (jep vlera ushqyese dhe kalori të shëndetshme të cilat harxhohen gjatë ditës).
- Nuk depozitohet si dhjamë.
- I jep energji trupit.

3 varjantet në të cilat gjendet tërshëra. Kokërr e plotë, e shtypur dhe miell.


Si ta konsumoni e ta shijoni në maksimum:

Një vakt i shëndetshëm për mëngjes. Nëse ju përgatisni bukë, biskota, kek apo pancakes (petulla amerikane) me miell tërshëre, ky do të jetë mëngjesi më i shëndetshëm në botë. Buka e tërshërës shoqëruar me avokado, djathë dhe domate i jep trupit vlera ushqyese dhe energji për të përballuar aktivitetin ditor. Pancakes me fruta dhe mjaltë organik, janë gjithashtu një zgjedhje shumë e mirë. Ndërsa kafen apo çajin, shijojeni me kek apo biskota tërshëre.

40 gramë miell tërshëre përmban këto vlera ushqimore:

Mangan - 96%
Fosfor - 29%
Bakër - 27%
Biotin - 26%
Vitaminë B1 - 25%
Magnez - 17%
Fibra - 17%
Krom – 15%
Zink - 14%
Proteinë – 13%




Miell tërshëre të papërpunuar (100% natyral, integral) gjeni në dyqanin Bimë Mjekësore.


Mundësuar nga Firma ''Arbëria''



300 gramë – 2 00 lekë



Adresat ku mund të porositni Produktet e cilësisë së parë, ''Arbëria''.




1- Tiranë - Dyqani Bimë Mjekësore - 30 metra mbi Qendrën Stefan (mbi Pazarin e ri) përballë me Eurodenta. Nga e HËNA - SHTUNËN. Ora: 12:00 -19:00.

2 - Durrës - Bimë Mjekësore Durrës - Produktet Arbëria


3 - Fier - Bio Shop Krista

Ju mirëpresim!